Ibraj: "Në 2004 nuk ka asnjë rast trafikimi klandestinësh"
13/06/2005 Në një konferencë për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Bajram Ibraj, e ka konsideruar si të suksesshëm përfundimin e operacionit "Mirazh 2004". "Gjatë aksioneve të zhvilluara për 9 ditë, në kuadër të kësaj nisme morën pjesë 1146 efektiva të policisë",-theksoi Ibraj. Ai shtoi se janë zbuluar 37 raste të trafikut të njerëzve me 54 autorë të implikuar. Nga të identifikuarit janë ndaluar 32, 17 ndiqen në gjendje të lirë ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim. Pas publikimit të rezultateve të arritura, ai rikonfirmoi mëse njëherë se Shqipëria nuk mund të cilësohet më si vendi tranzit për trafikun e qenieve njerëzore. Për të përligjur këtë pohim, drejtori përmendi faktin që gjatë 1 viti e gjysëm, nuk ka asnjë rast të evidentuar që vendi ynë të ketë shërbyer si tranzit krimi. Drejtuesi vlerësoi veçanërisht punën e bërë nga komisariati i policisë së portit të Durrësit për arritjet dhe përkushtimin në luftë kundër krimit ndërkufitar. Në fund të fjalës së tij, Bajram Ibraj deklaroi për të pranishmit, se viti 2004 nuk shënon asnjë rast të kalimit të klandestinëve shqiptarë për në brigjet e Italisë.
Trafiku i klandestinëve në vite
Për vitin 1998………………18 565 persona
Për vitin 1999………………46 481 persona
Për vitin 2000………………18 990 persona
Për vitin 2001………………..8 546 persona
Për vitin 2002………………...3 155 persona
Për vitin 2003……………………58 persona
6 - muajt 2004…………………….0 persona
Trafiku i klandestinëve në vite
Për vitin 1998………………18 565 persona
Për vitin 1999………………46 481 persona
Për vitin 2000………………18 990 persona
Për vitin 2001………………..8 546 persona
Për vitin 2002………………...3 155 persona
Për vitin 2003……………………58 persona
6 - muajt 2004…………………….0 persona