E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtatë klandestinë dhe trafikantët u kapën në Kavajë

13/06/2005  Policia e Kavajës, zbuloi në vendin e quajtur përroi i Agait, 7 persona që do të udhëtonin drejt Italisë. Ndër ta ishte dhe një femër. Ndërsa ata u shoqëruan në komisariat, përfunduan në pranga organizatori i rrjetit, Mezin Lamaj dhe shoferi i furgonit, Maglend Velaj, që mbarti klandestinët nga Vlora në Kavajë. Po punohet për kapjen e skafistëve, të cilët janë identifikuar tashmë nga policia. U sekuestrua një automjeti tip benz me targa VL 6898 B, pronë e Mezin Lamajt, një automjet tip furgon me targa VL 0614 E, pronë e Maglend Velajt, dhe një pistoletë TT me numër 2802198, pa leje, e Lamajt. Klandestinët u kthyen në shtëpitë e tyre

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›