Sollaku: “Asnjë lëshim për ata që shkelin ligjin për shkak të fushatës”
13/06/2005 Prokuroria e Përgjithshme ka këshilluar drejtuesit e prokurorive në rrethe, që të mos nëvleftësojnë asnjë ngjarje apo situatë që cënon mbarëvajtjen e fushtaës elektorale dhe procesit zgjedhor më 3 korrik. Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë dje për gazetën se ka qenë vetë kryeprokurori Theodhori Sollaku, ai që u ka kërkuar vartësve të tij në rrethe që të mos hezitojnë për të marrë nën përgjegjësi penale çdo person që shkel ligjin dhe cënon të tjerët. Ky urdhër i kryeprokurorit, ka ardhur pikërisht pas icidentit në Fier, ku deputeti i LSI-së, Dritan Prifti, pretendoi se u kërcënua dhe u godit me grusht për të dhënë dorëheqje nga zona e tij. Pas denoncimit të Priftit, Prokuroria e Fierit mori të pandehur djalin dhe nipin e kandidates së Partisë Socialiste, në këtë qytet Rajmonda Stefa. Prokuroria i akuzon ata si personat, që kanosën dhe goditën kandidatin për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Dritan Priftin, thonë burimet e Prokurorisë së Përgjithshme. Madje kjo dosje do të niset në gjykatë për shqyrtim të drejtpërdrejtë, theksuan burimet. sipas burimeve zyrtare të organit qendror të akuzës, Alket Bare dhe Theodhori Stefa, janë marrë të pandehur për veprën penale të kanosjes së kandidatit për deputet, bazuar në nenin 330 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin e autorëve nga gjobë deri në dy vite burgim. Burimet sqarojnë se dy të pandehurit do të akuzohen edhe për kanosjen e kandidatit të Partisë Demokratike (PD), të qytetit e Fierit, Leonard Grëmin. Kjo, pasi edhe ky i fundit ka pretenduar se është kërcënuar që të heqë dorë nga kandidimi. Burimet pohojnë se ky veprim i prokurorisë, ka ardhur pas denoncimeve të bëra nga kandidatët Dritan Prifti dhe Leonard Gremi. Këta pretendojnë se para katër ditësh teksa dilnin nga një emision televiziv, ku ishte e pranishme edhe kandidatja e PS-së Rajmonda Stefa, janë goditur dhe kanosur për shkak të kandidimit të tyre në garën elektorale. Burimet përfundojnë se urdhëri i ri i Sollakut është dhënë me qëllim që edhe në ditët në vazhdim të mos tolerohetasnjë rast i tillë, pavarësisht personave të
implikuar.
implikuar.