E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në Kamëz u parandalua nisja në Greqi e 40 klandestinëve

13/06/2005  Antitrafiqet në Tiranë kapën katër trafikantë dhe bllokuan 40 klandestinë në Kamëz. Në pranga kanë Kalosh Lamallari, Fillim Palushi, 26-vjeç, lindur në Kukës e banues në fshatin Tapizë, Ilir Ibraj, 18-vjeç, lindur në Pukë e banues në Tiranë dhe Shaban Sheta, 49-vjeç, banues në Krujë. Ky i fundit është shoferi i mjetit të tipit furgon me targa KR 071 A, ndërsa Lamallari, kreu i trafikantëve, është pronari i mjetit të tipit "Benz" me targa TR 7577 J. Policia, tashmë ka saktësuar edhe shifrën që secili nga klandestinët duhet të paguante për të shkuar në Greqi, e cila varion nga 200 deri në 700 euro. Klandestinët vinin nga Tropoja, Shkodra, Burreli, Kukësi, Dibra dhe Bulqiza e dërgoheshin në Greqi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›