Ish-magazinieri i Repartit 100, sërish i pandehur për vjedhje armatimi

13/06/2005 Bahçellari akuzohet se në vitin 1998, ka abuzuar me dërgimin e armëve nga një repart në tjetrin
Pas kallëzimit të dytë penal ndaj ish-zyrtarëve të Repartit 100 në Mullet për vjedhje armatimi, Prokuroria Ushtarake, ka marrë të pandehur ditët e fundit, ish-magazinierin Dëfrim Bahçellari. Ish-magazinieri i Repartit 100 në Mullet, është dënuar vitin e kaluar me 20 vjet burg, për vjedhjen në bashkëpunim të afro 6 milionë dollarëve armë. Por, pak kohë pas këtij dënimi, në prokurori mbërriti një tjetër kallëzim penal në ngarkim të tij, për vjedhje armatimi në vitin 1998. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat e vjedhjes së armatimit dhe falsifkimit të dokumenteve. Ka afro një vit, që prokuroria rifilloi hetimin për këtë çështje, pasi kishte pushuar fillimisht akuzat ndaj tre zyrtarëve të Ministrisë së Rendit. Nga verifikimet e gjithë dokumentacionit të ish-repartit 100, hetuesit kanë hasur në falsifikime të kryera nga ish-magazinieri Bahçellari. Organi i hetimit e akuzon këtë të fundit se me anë të dokumenteve të falsifikuara, ka abuzuar dhe vjedhur armë gjatë dërgimit të tyre nga një repart ushtarak në tjetrin në vitin 1998.
I akuzuari
Pas disa muajsh hetime, prokuroria ka arritur të zbulojë vjedhje të tjera të armëve me anë të falsifikimeve të dokumenteve në ish-Repartin 100 në Mullet, për kryerjen e të cilave akuzohet Dëfrim Bahçellari. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol”, nga burime zyrtare të organit të akuzës, të cilat sqaruan se vjedhja i përket harkut kohor të vitit 1998. Për këtë vjedhje organi i hetimit akuzon ish-magazinierin e këtij reparti në këtë periudhë, Dëfrim Bahçellari. Bahçellari u denoncua për herë të dytë në Prokurorinë Ushtarake, pak kohë pas dhënies së vendimit të gjykatës ndaj tij në mungesë, me 20 vite burg. Lidhur me kallëzimin e dytë, ai akuzohet se ka falsifikuar dokumentacionet e nxjerrjes së armatimit nga ish-Reparti 100 i Mulletit për në repartet e tjera ushtarake. Kështu, mësohet se ai ka falsifikuar dokumentacionin, duke pasqyruar nxjerrjen e një sasie më të madhe armatimi, nga ç’është nxjerrë realisht. Dhe këto armë që dyshohet të jenë vjedhur prej Bahçellarit, nuk rezultojnë të jenë në asnjë repart ushtarak, pohojnë burimet. Prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzat e shpërdorimit të detyrës shtetërore, dhe vjedhjes së armatimit me anë të falsifikimit të dokumenteve. Por, prokuroria ende nuk ka arritur të konkludojë në vlerën e dëmit të shkaktuar si pasojë e vjedhjes së dytë të këtyre armëve.
Denoncimi
Drejtuesit e Repartit 100, vërejtën një vjedhje të mundshme armatimi nga ana e paraardhësve të tyre dhe denoncuan në prokurori. Bëhet fjalë për periudhën kohore nga viti 1997-2000. Personat e kallëzuar për vjedhjen e armatimit janë ata që u dënuan nga Gjykata e Tiranës, për vjedhje armatimi vitin e kaluar. Prokuroria u kërkoi të gjitha reparteve ushtarake të vendit, të konfirmonin nëse kishin marrë armë nga Reparti 100, apo jo, gjatë këtij harku kohor. Skandali i dytë u zbulua pikërisht në bazë të dokumenteve, që vërtetonin daljen e armatimit gjatë tre viteve nga Reparti 100. Burimet e akuzës përfundojnë se nga verifkimet dhe hetimet disa mujore, u konkludua se vjedhja e dytë ishte kryer në vitin 1998 dhe se përgjegjësi kryesor për të ishte dëfrim Bahçellari, i cili është marrë i pandehur. Re.Kro.
Bahçellari u dënua me 20 vjet burg,për vjedhjen e 6 milionë USD armë
Në datën 24 shtator të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës dënoi disa ish-zyrtarë të Repartit 100, të cilët akuzoheshin për vjedhjen e një sasie armësh, e cila, sipas vlerësimeve, kap vlerën e 6 milionë dollarëve. Kjo vjedhje, sipas hetimeve të Prokurorisë, është kryer nga viti 1997 deri në vitin 2001. Togat e zeza dhanë 20 vjet burg për Dëfrim Baçellarin, i cili akuzohet nga Prokuroria Ushtarake si autori kryesor i vjedhjes së 6 milionë dollarë armëve. Por Baçellari u bë objekt i një hetimi tjetër pas kallëzimit të bërë në Prokurorinë Ushtarake. Ai është i akuzuari kryesor për humbjen e dytë të armëve në repartin ku ka drejtuar, në vitin 1998, për të cilën është akzuar së fundmi. Prokuroria ka ngarkuar me përgjegjësi penale shtetasit Agim File, Gëzim Haxhiaj, Çlirim Musai, Lik Balliu dhe Sabri Xhixha. Por, sipas provave, fajtori i drejtpërdrejtë në vjedhjen e parë të armëve dhe municioneve është Dëfrim Baçellari, ndërsa më pak prova ka ndaj Çlirim Musait, i cili u dënua vetëm me 4 vite burg.
Abuzimet e tenderave të “Repartit 100”
Dosja “Reparti 100” përmban shkeljet financiare gjatë zhvillimit të disa tenderave në Ministrinë e Rendit, për blerjen e veshmbathjeve, radiove dhe pajisjeve të tjera për policinë. Prokuroria, do të njesojë dëmin dhe më pas, ky dëm, do të përdoret si provë penale ndaj tre zyrtarëve, të cilët dyshohen si autorë të abuzimeve financiare, gjatë zhvillimit të tenderave në dikasterin blu. Shkeljet financiare u zbuluan fillimisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ky institucion ka çuar në Prokurori për ndjekje penale tre zyrtarë të dikasterit blu, për abuzime me tenderat. “Ministria e Rendit Publik, për vitin 2003, nuk ka realizuar shumën e arkëtimit prej 26.506 lekë të reja, një shifër kjo, e cila llogaritet si dëm në Buxhetin e shtetit, e shkaktuar si pasojë e shkeljes ekonomike të zyrtarëve të kallëzuar penalisht në Prokurori. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për vitin 2003, në dikasterin e Rendit, nuk janë vënë re vetëm abuzime ekonomike, apo teknike, por edhe ligjore. Kontrolli i Lartë i Shtetit, i është drejtuar Prokurorisë, duke i vënë në dispozicion të dhënat e kontrolleve e duke kërkuar edhe fillimin e hetimeve. Në raportin vjetor për vitin 2003, Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se, në Ministrinë e Rendit janë vënë re 52 raste të mangësive në zbatimin e procedurave të tenderimit publik, me vlerë 2.6 milionë lekë, dëm ky i shkaktuar në arkën e shtetit. Në Ministrinë e Rendit Publik, nuk është hartuar program i veçantë për zbatimin e detyrave të rekomanduara. Për rrjedhojë, nga 22 detyra janë zbatuar plotësisht vetëm tetë, kurse 3 të tjera kanë gjetur vetëm zbatim të pjesshëm”, thuhet në kallëzimin penal. Por, nga hetimet disa vjeçare të prokurorisë, deritanimë nuk rezulton asnjë person përgjegjës apo i pandehur për këto abuzime të denoncuara.
Abuzimet në Ministrinë e Rendit sipas Kontrollit të Shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë kontrollit të ushtruar në Ministrinë e Rendit Publik, për vitin 2003, ka evidentuar shkelje, jo vetëm në mënyrën e administrimit të tenderave, por edhe në nivelin e arkëtimeve, nga ky institucion. “Ministria e Rendit Publik, për vitin 2003, nuk ka realizuar shumën e arkëtimit prej 26.506 lekë të reja, një shifër kjo e cila llogaritet si dëm në buxhetin e shtetit, e shkaktuar si pasojë e shkelje ekonomike të zyrtarëve të kallëzuar në Prokurori. Në raportin vjetor për vitin e shkuar, inspektorët e Kërçukut vlerësuan se në Ministrinë e Rendit, janë vënë re 52 raste të mungësive në zbatimin e procedurave të tenderimit publik, me vlerë 2, 6 milionë lekë, dëm ky, i shkaktuar në arkën e shtetit. Në Ministrinë e Rendit Publik, nuk është hartuar program i veçantë për zbatimin e detyrave të rekomanduara. Për rrjedhojë nga 22 detyra, janë zbatuar plotësisht vetëm tetë kurse 3 të tjera, kanë gjetur vetëm zbatim të pjesshëm.
Në 2004 u denoncua dëmi 250 milionë i tenderit të uniformave
Rreth 20 mijë palë këmisha dhe po kaq këpucë janë blerë për Policinë e Shtetit, me anë të tenderit të organizuar në datat 22 dhe 23 korrik 2004. Bazuar në vlerësimet e ekspertëve të policisë, një pjesë e të cilëve kanë punuar edhe për tenderin në fjalë, vlera e mallrave të blera ndryshon me shumën e parave të përcaktuara në dokumentacionin dhe vlerën e tenderit. Ekspertët që kanë hartuar kallëzimin penal, kanë vlerësuar se cilësia e këmishave dhe këpucëve të blera për policinë është më e dobët dhe më pak e kushtueshme se cilësia dhe vlera e përcaktuar në kërkesat e tenderit. Për ekspertët, vlera reale me të cilën janë blerë uniformat e policisë, me fondin e xhiruar për tenderin e korrikut është e ndryshme. Diferenca mes këtyre dy vlerave është cilësuar si dëm financiar nga ekspertët e policisë, të cilët kanë bërë kallëzim në Prokurorinë e Përgjithshme. Ky Kallëzim, nuk është materiali i parë që ka mbërritur në Prokurori për çështje të tilla. Prokuroria e Tiranës, prej tre vitesh ka hetuar tendera të tjerë në kuadër të dosjes “Reparti 100”. Këta tendera, të cilësuar me dëm ekonomik, nuk kanë patur si objekt vetëm blerjen e uniformave, por edhe të mjeteve që përdoren nga policia në ushtrimin e detyrës.