Liza Vorfi, Dezdemona pa titull
Liza Vorfi, gjatë karrierës së saj në diktaturë, nuk ka marrë asnjë titull nderi, megjithëse ka shënuar një nga rolet më kulmore të Teatrit Kombëtar, Dezdemonën, duke u vlerësuar për mjeshtrinë e aktrimit dhe paraqitjen fizike, me një personalitet të kompletuar artistik. Për herë të parë aktoren Vorfi e vlerësojnë sot me titullin “Naim Frashëri i Artë”. Në një intervistë në Radio-Tirana, shumë vite më parë kur ajo ishte 70 vjeç, Vorfi tregon mbijetesën në diktaturë, ndërkohë që ishte aktorja më e preferuar e regjisorëve
Liza Vorfi, Dezdemona pa titull
I është dashur të përballet me njerëzit që e adhuronin, duke e quajtur artiste e popullit, se kështu janë mësuar t’i shohin në kohën e diktaturës artistët e skenës.
Por Liza Vorfi gjithnjë iu është kthyer qetësisht - se nuk ka as titull artiste, edhe as e popullit nuk i kanë dhënë.
Për ta besuar këtë, sot Liza Vorfit i akordohet për herë të parë një titull, me emrin “Naim Frashëri i Artë”. Ky është një propozim i zv.ministres së Kulturës, Suzana Turkut, duke u firmosur nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Ceremonia e marrjes së dekorimit bëhet sot në mjediset e Teatrit Kombëtar, ku do të marrë pjesë Presidenti, por edhe personalitete të politikës, artit e kulturës, si dhe aktorë të Teatrit Kombëtar, përfaqësues nga Akademia e Arteve, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës etj.
Jeta e aktores Vorfi, që e nisi më parë si këngëtare, duket se nuk ka kaluar pa peripeci në diktaturë. Në një intervistë që aktorja i ka dhënë shumë vite më parë Radio-Tiranës, në 70-vjetorin e lindjes, shprehet në mënyrë tepër të sinqertë se çfarë humbën nga talenti i tyre në diktaturë, si arritën të mbijetonin thjesht me pasionin e papaguar. Po kaq e vështirë ka qenë për aktoren dhe përballja me kolegët, që tërthorazi aktorja na jep një situatë smire mes tyre për rolet që ndaheshin.
Por majat e aktores nuk duken në kinema sa në Teatrin Kombëtar. Vorfi dallon mirë raportet mes roleve skematike të dramave të soc-realizmit dhe atyre klasike botërore.
Dhe pikërisht me rolin e Dezdemonës në tragjedinë e “Otellos”, ajo shënon kulmin e saj, duke qenë një nga aktoret më të preferuara në këtë periudhë për regjisorët. Pamja e saj fizike, si dhe mjeshtëria e aktrimit, një personalitet i kompletuar duke u mbajtur mend edhe si këngëtare, Liza Vorfi ka qenë jo vetëm ndër të paktat si portret, por ndër të parat aktore që hapi rrugën e aktrimit në TK. Liza Vorfi lindi në Gjakovë më 29 nëntor të vitit 1924 dhe është aktore e njohur shqiptare.
Në 1932, familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio-Tirana. Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 ka ardhur në teatër si aktore. Rolin e parë e interpreton në pjesën “Gjido”. Gjatë karrierës së saj ka zhvilluar mbi 60 role si: Elmira “Tartufi”, Dezdemona “Otello”, Dorina “Borgjezi fisnik”, Beatriçja “Shërbëtori i dy zotnive”, Dona Luçia “Karnavalet e Korçës”, Marta “Cuca e maleve”, Mara “Përmbytja e madhe” etj. Ka interpretuar me sukses edhe në filmin artistik.