Rëra e Vlorës, bashkia ua premton italianëve
Italianët duket se nuk kanë ndër mënd të dorëzohen teksa përfaqësuesit lokalë të Bashkisë së Vlorës u kanë premtuar tonelata të tëra rërë për të mbushur plazhin e San Kataldos. Ndryshe nga aludimet e hedhura dy ditë më parë në gazetën “La Stampa”, sikur Kryeministri i vendit Sali Berisha u kishte vënë rërën e brigjeve të Vlorës në dispozicion, ky i fundit nuk ka asnjë dijeni për këtë. Madje, gjithçka forcohet në një tjetër botim të një dite më parë në agjencinë italiane të lajmeve, “ilpaesenuovo.it”, ku në një artikull të saj për këtë çështje thuhet se ka qenë nënkryetarja e Bashkisë e Leçes, Adriana Poli Bortone, njëkohësisht presidente e Agjencisë për Mbrojtjen e Vlerave Kulturore Ndërmesdhetare, e cila i është drejtuar për të gjetur zgjidhje pikërisht Bashkisë së Vlorës. Sipas artikullit, kryebashkiaku vlonjat është deklaruar në favor për të autorizuar marrjen e rërës në një territor nën kompetencat e tij, gjithmonë nëse do të jetë në përputhje me bregdetin italian.
Megjithatë, për këtë pikë Poli Bortone ka vlerësuar se tani për tani, kjo mundësi nuk mund të shfrytëzohet menjëherë, për shkak se fillimisht duhet krijuar një komision shkencor për të operuar transferimin e rërës.
Për këtë, mbledhja e dy ditëve më parë të përfaqësuesve lokalë të Leçes ka hapur pistën shqiptare të marrjes së rërës, sikundër nuk kanë munguar as polemikat mes të pranishmëve. Megjithatë, duket se ngutja e italianëve, siç dhe e kanë shprehur, është të mos digjet fondi i 5.5 milionë eurove ofruar nga BE-ja për zgjidhjen e problemit të rërës për plazhin e San Kataldos.
Sipas artikullit të djeshëm, interesi më i madh i Bortones është, në fakt t’i sigurojë plazhit leçian një mbështetje të denjë, pas dhjetë vjet marrëdhëniesh të vështira.
Për këtë, në konferencën e shtypit në Pallatin Karafa të mbajtur gjatë së mërkurës, në të cilin ishte i pranishëm edhe Severo Martini, përgjegjës lokal në Ministrinë e Punëve Publike, arkitekti Klaudio Branca, avokati Françesko Flashasoviti dhe drejtori i Laboratorit të Biologjisë “Marina” të Universitetit të Barit, Xhovani Marano, gjithashtu edhe presidenti i provincës së Brindizit, të cilët në fakt kanë qenë kundër, nënkryetarja e Bashkisë së Leçes ka folur në mbështetje të marrjes së rërës nga plazhet shqiptare. Duke iu referuar një vendimi të 16 majit të vitit të kaluar, i cili lejonte mbushjen e plazhit të Leçes me 200 metra nga plazhi i Brindizit dhe ai i Pulias, ajo ka thënë se, “krahina nuk ka marrë sa duhet dhe mjaftueshëm rërë nga vendi që ishte parashikuar, Brindizi”.
Sipas saj, “është detyra e bashkisë, më fjalë të tjera, të gjendet menjëherë një vend nga i cili të nxirret dhe të merret rëra e plazhit”. “Plazhi duhet të mbushet me rërë në çdo centimetër të tij, dhe brenda muajit dhjetor financimi i projektit të bashkisë, që, mbi të gjitha ka shpenzuar shumë para nga xhepi i saj duhet të ketë marrë fund”, - ka përfunduar Poli.
Ndërkohë, drejtori i Laboratorit të Biologjisë detare,Xhovani Marano, ka treguar se si pas disa studimesh të shumta që janë bërë, është piketuar Puna Pene në Brindizi, sepse rëra atje është e njëjtë me atë të plazhit të San Kataldos në Leçe”.
Sipas tij, “në këtë vend, ekzistojnë, në fakt, depozita detare të fshehura nëntokë, ku pas analizave na rezulton se sasia është mjaft e vjetër duke u përllogaritur në rreth 5 milionë metra kub, nga këto, edhe 200 mijë metra kub rërë, pra sasia që neve na duhet, duke ditur që kjo nuk përbën asnjë ndotje ambienti”.