Shkojnë për të vjedhur, u bie çatia mbi kokë
Kanë shkuar për të vjedhur hekura në një magazinë private të fshatit, por kanë mbetur të dëmtuar nga shembja e çatisë. Për pasojë, njëri nga autorët, një 18-vjeçar, ka thyer njërën nga këmbët dhe ka marrë plagë në trup, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë janë identifikuar dhe kapur nga policia disa minuta pas ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së martës në fshatin Shënvlash të Durrësit, kur Përparim Gashi, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, Eris Çizmja, 19 vjeç, banues në fshatin Shënvlash Durrës dhe një bashkëmoshatari i tyre, Fatjon Copani, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, kanë shpëtuar për mrekulli nga rënia e tarracës dhe një pjesë e mureve të magazinës, ku adoleshentët kishin shkuar për të vjedhur materiale hekuri. Sipas konfirmimit që ka bërë një ditë më parë për këtë ngjarje zëdhënësja e policisë së qytetit bregdetar, Ornela Cako, mësohet se 18-vjeçarit Çopani i është shkaktuar thyerje e njërës këmbë, si dhe ka mbetur i dëmtuar në pjesë të trupit. Ky i fundit është transportuar me urgjencë për në spitalin e Durrësit, ku falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve specialistë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy autorët e tjerë janë identifikuar pas disa minutash nga policia, e cila ka marrë masën e arrestit për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, në tentativë.
As që nuk e kanë menduar që po u rrezikohej jeta, kur teksa vidhnin materiale hekuri në një magazinë në Shënvlash të Durrësit në pronësi të XH.B., tre të rinj janë gjendur poshtë grumbullit të inerteve nga shembja e një pjese të çatisë, si dhe një pjese të murit të magazinës. Kjo, pasi nga kryerja e veprimeve të para hetimore që ka bërë policia në vendngjarje, ka rezultuar se në momentin kur autorët Përparim Gashi, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, Eris Çizmja, 19 vjeç, banues në fshatin Shënvlash Durrës dhe Fatjon Çopani, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës, kanë hapur një kapriate të çatisë. Për pasojë, kjo e fundit është rrëzuar në mënyrë të menjëhershme, si dhe një pjese e mureve të cilat kanë zënë poshtë Fatjon Çopanin duke i shkaktuar thyerje të këmbës dhe dëmtuar në pjesë të trupit.
Pas kësaj, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së Durrësit, të cilat të lajmëruara nga banorë të shtëpive më të afërta, kanë dërguar në spital të dëmtuarin. Sipas të dhënave, Çopani ndodhet jashtë rrezikut për jetën falë ndërhyrjes së mjekëve. Sakaq, policia shpalli në kërkim Përparim Gashin dhe Eris Çizmen; kapja e të cilëve u bë e mundur pas disa orësh. Ndërkohë, mësohet se materialet procedurale për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim, të mbetur në tentativë, iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Durrësit.
Të arrestuar
Përparim Gashi, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës
Eris Çizmja, 19 vjeç, banues në fshatin Shënvlash Durrës
Plagosur
Fatjon Çopani, 18 vjeç, banues në lagjen nr. 14 Durrës