Gjykata; Vendimi, i ul 6 muaj burg Sokol Koçiut
Gjykata e Tiranës ka liruar nga akuza e falsifikimit të dokumenteve të dënuarin për trafik droge Sokol Koçiu, ish-oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme, duke i ulur atij dhe 6 muaj nga masa e dënimit. Vendimi u dha një ditë më parë nga gjyqtarja Fatmira Hajdari pas kërkesave të bëra nga vetë i pandehuri, i cili vuan aktualisht dënimin në burgun e Peqinit. Ish-oficeri i policisë gjyqësore u arrestua në vitin 2001, pas operacionit "Kokaina". Mbi të u ngritën akuzat "organizim dhe drejtim i organizatës kriminale", "krijim i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale" si dhe "falsifikim dokumentesh". Ai u dënua fillimisht me 15 vite burg, dënim që është ulur dhe tashmë atij i kanë mbetur 3 vite burg.