E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutoi me armë 25-vjeçarin, dorëzohet në polici autori

Durrës- Vetëdorëzohet në polici autori i ekzekutimit të 25 vjeçarit në Durrës. Sipas burimeve të policisë, mësohet se autor është Elis Pepaj, i cili mesditën e sotme qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Sajmir Balla, në mes të qytetit.

Ngjarja ndodhi ne mesdite, ne mes te qytetit, prane Pallatit te Kultures, kur i riu ndërroi jetë në spital, si pasojë e plumbave të shumtë që kishte marrë në trup. fill pas ngjarjes u deklaruar nga policia se 

persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me arëm zjarri mbi të riun, mendohet rreth 25-vjec dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

I dëmtuari, u ndihmua nga një makinë e rastit, që e transportoi në spitalin e qytetit. Mjekët nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë për të shpëtuar të riun, pasi ai kishte pësuar dëmtime të shumta nga plumbat që kishte marrë.

Sipas të dhënave të para, mbi të janë derdhur 4 plumba pistolete, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia e njoftuar për ngjarje është vënë në këkrim të autorëve dhe ka bërë shoqërimin e disa personave, për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›