Ekzekutoi vëlla e motër, 71-vjeçari pranon krimin
Autori i Lajmit: red.
Rreth një vit pas vrasjes për shkak të gjakmarrjes të Mimoza Ferhatit dhe Bilbil Ferhatit, vëlla e motër, autori i këtij krimi pritet të njihet me pretencën e prokurorisë, pa qenë nevoja e një hetimi gjyqësor. Burime nga gjykata bëjnë të ditur se togat e zeza vendosën dje të zhvillojnë gjykim të shkurtuar ndaj tij, pasi i pandehuri ka pranuar krimin. Pavarësisht se 71-vjeçari nuk ka pranuar të dalë para gjykatës, ai ka firmosur një deklaratë që gjyqi ndaj tij të zhvillohet në mungesë dhe me praninë e avokatit. Prokurori i çështjes, Saimir Hysi, e njohu dje gjykatën me fashikujt që janë depozituar në dosje, që përfshijnë akte të vendngjarjes, eksperzita mjekoligjore ndaj viktimave si dhe pohimet e autorit. Ndërkohë pretenca e prokurorit për 71-vjeçarin pritet të jepet në seancën e ardhshme. Sipas prokurorisë, Hajdar Puci akuzohet për vrasje me paramendim në rrethana cilësuese. Sipas të njëjtave burime, 71-vjeçari, më 3 janar të këtij viti, qëlloi për vdekje në Kamëz, motër dhe vëlla nga familja Ferhati, pas një prite për të marrë hakun e dy djemve të tij, ku njeri prej tyre humbi jetën katër vjet më parë pas një konflikti për tokën mes dy familjeve. Gjykimi i shkurtuar parashikon mosmarrjen e dëshmive, pasi çdo gjë është e përmbledhur në fashikujt hetimorë. Puci e ka pranuar krimin e dyfishtë, pavarësisht se i ka thënë policisë gjatë arrestimit se nuk donte ta vriste edhe 27-vjeçaren Mimoza Ferhati.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008