Sherr mes të rinjsh, 2 të plagosur e dy në kërkim
Autori i Lajmit: red.
Një i ri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit, pasi është qëlluar me thikë, gjatë një zënke. Policia e Durrësit bëri të ditur dje se një sherr mes pesë të rinjsh ka sjellë dy të plagosur, ndërkohë që agresorët janë shpallur në kërkim. Sipas policisë, rreth orës 15:30 të dy ditëve më parë, në lagjen numër 1 Durrës, tek kryqëzimi i Rrugës Tregtare me atë të Vilës së Zogut, të rinjtë M. K., E.D., nga 21 vjeç dhe G.B., 20 vjeç, në kohën kur udhëtonin me një automjet fuoristradë tip “Benz” me targa DR 4477 E, kanë hasur përballë në një automjet tip “BMV X5” me targa TR 2336 F, në pronësi të Ervis Krasniqit, 25 vjeç, dhe Klevi Çunit, 20 vjeç, të dy nga Durrësit. Por gjatë paradites G. B kishte pasur një konflikt me të dy këta të rinj. Në momentin kur dy palët janë afruar për t u sqaruar, konflikti është rihapur fillimisht me sharje, goditje me grushte. Por më pas janë goditur me thikë G. B. dhe E. D. Dy të dëmtuarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit ku pas mjekimit të marrë, E. D ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa G. B. në gjendje të rëndë shëndetësore. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë duke u bërë nga Seksioni i Krimeve Kundër Personit. Ndërkaq që janë shpallur në kërkim Ervis Krasniqi dhe Klevi Çuni. Ata akuzohen për “tentativë vrasjeje me dashje në bashkëpunim”.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2008