E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekuton kushërirën me pistoletë pas grindjeve për vdekjen e nënës



SHKODËR – Për një periudhë 6-mujore e ka akuzuar kushërirën e tij për vdekjen e nënës dhe më në fund e ka vrarë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në rrethin e Shkodrës. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se dje pas mesditës është gjetur e vdekur nga familjarët në banesën e saj në fshatin laç i Vaut të Dejës shtetasja Marije Mbrozi. Fillimisht u dyshua si krim i familjes me autor bashkëshortin e saj, por pas disa orësh hetimi u bë i mundur identifikimi i autorit, i cili është larguar në drejtim të paditur. Zyrtarisht policia tha se të mërkurën, në orën 09.30, është vrarë me arme zjarri 56-vjeçarja Marije Mbrozi”. “Grupi ynë hetimor, nga verifikimet e kryera dyshon se Marije Mbrozi është vrarë brenda në banesën e i afërmi i saj, Anton Mbrozi, vjeç 37, lindur në fshatin Mnelë dhe banues në Laç të Vau- Dejës”, - thonë burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Shkodrës. Sipas tyre, “në bazë të hetimeve të kryera, rezulton të jetë vetë 37-vjeçari autor i krimit”. Mësohet se i dyshuari Anton Mbrozi, pas kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes. ”Ngjarja ka ndodhur si pasojë e konflikteve prej disa muajsh ndërmjet viktimës dhe autorit”, - tha policia ndërsa ka shpallur në kërkim të dyshuarin dhe po përpiqet të detajojë motivet e krimit.

2 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›