E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte në kërkim, policia e dërgon në qeli



Tiranë – Ishte në kërkim, por policia e ka arrestuar dy ditë më parë. Burimet thanë se uniformat blu realizuan kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Antonio (Gentian) Muka, 28 - vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Bulqizë, pasi dyshohet për konsumim të veprave penale të “Armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe të “Kanosjes”, parashikuar nga nenet 278, 89 dhe 84 të Kodit Penal. Shtetasi ju dorëzua për veprime të mëtejshme për në vendin e vuajtjes së dënimit Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Ndalohet i dehuri, theu xhamin e një lokali

Tiranë - Specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe të Shkatërrimit të Pronës, pasi morën njoftim se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, është dëmtuar xhami i lokalit bar - kafe, i një shtetasi shkuan në vendngjarje dhe ndaluan dëmtuesin. Uniformat blu kryen menjëherë veprimet hetimore dh procedurale, nga ku rezultoi se shtetasi Edmond Arapi, 38 - vjeç, lindur në Kuçovë dhe banues në Tiranë, në gjendje të dehur, ka qëlluar me gurë xhamin e fasadës së lokalit, duke e thyer pjesërisht atë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Shkatërrimit të pronës”, parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

Arrestohet i riu, dyshohet për trafik makinash

Tiranë - Seksioni Kundër Trafiqeve filloi dy ditë më parë procedimin penal në ngarkim të shtetasit Gerti Pogo, 23 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Trafikimit të automjeteve të vjedhura” dhe të “Përdorimit të vulave dhe stampave?, parashikuar nga nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal. Pasi u krye bllokimi i automjetit në pronësi të tij tip “Pezho”, me ngjyrë kafe, me targa 229 KS 243, ku nga verifikimi i bërë rezulton i vjedhur në Zvicër në vitin 2008. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vodhën automjetin, përfundojnë në polici

Tiranë – Vodhën automjetin e një shtetasi, policia i vë në pranga. Burimet thanë se dje u krye arrestimi në flagrancë nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Automjeteve, për shtetasin T. K, 16 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Dyshohet se ky i mitur pranë hotel “Rolandi”, në bashkëpunim me shtetasit Fatos Elhasa, 32 - vjeç, i cili do të ndiqet në gjendje të lirë, dyshohen se janë autorë të vjedhjes së mjetit tip “Volksvagen Polo”, me targa italiane AE 829 VL, në pronësi të një shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “vjedhjes” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 287 dhe 134/2 të Kodit Penal.

Vodhi banesën e një shtetasi në Shkozë, ikën në Greqi

Tiranë – Vodhi banesën e një shtetasi dhe më pas largohet në Greqi. Burimet thanë se nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve mundësuan identifikimin e autorit të vjedhjes së banesës së një shtetasi, e ndodhur në rrugën “Jordan Misja”. Dyshohet të jetë autor shtetasi F. M, 21 - vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Shkozë, ky shtetas ndodhet në Greqi prej 1 muaji dhe po punohet për kapjen e tij. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “vjedhjes”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

2 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›