Ndërtimi pikon gjak dhe pasiguri
Autori i Lajmit: red.
Nga Fatos Çoçoli
Televizionet jepnin dje pamje të konvikteve studentore me mure të krisura, me studentët të shqetësuar në kulm. Shqetësimi ka përfshirë edhe banorët e pallateve buzë rrugëve kryesore të qyteteve si Tirana, Durrësi, Vlora apo edhe Fieri, katet e para të të cilave janë çarë pa kurrfarë kriteri, duke prekur apo dëmtuar madje shpesh edhe muret mbajtës të ndërtesës. Rezultati ka qenë shumë plasaritje dhe një frikë që këto ditë është shumëfishuar, pas tragjedisë së Gjirokastrës. Përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve kanë shpjeguar faktin që firma që ndërtoi pallatin që u rrëzua në Gjirokastër vetëm pesë muaj më parë e kishte marrë liçencën për të ndërtuar, pra kishte mungesa të theksuara eksperience dhe profesionalizmi në punën e saj. Mirëpo kjo nuk mjafton për të qetësuar njerëzit me mendjen e ngritur se mos u shëmben muret e shtëpive të reja dhe ngelen brënda. Janë me dhjetëra firmat e ndërtimit, që të nxitura nga fitimi i shpejtë, kanë abuzuar shumë me cilësinë e betonit, si në themele, ashtu dhe në muret mbajtëse. Në këtë situatë, qeveria duhet të ndërhyjë energjikisht dhe të forcojë kontrollet në ndërtim. Është e vërtetë që pak gjë mund të bëhet për pallatet tashmë të ngritura dhe ku banorët janë futur. Por ama për ato(dhe të tilla ka me dhjetëra në gjithë vendin) që janë ndërtuar dhe presin suvatimin, duhet zbatuar rregulli i qëndrimit gati një vit pa u banuar, për stabilizimin e tokës ku janë ndërtuar. Ky rregull teknik deri tani nuk është zbatuar asnjëherë. Po ashtu, asnjë leje ndërtimi nga KKRT-të nuk duhet të jepet këtej e tutje pa u plotësuar dosja e dokumentacioni përkatës. Studimet gjeologjiko-inxhinierike dhe ato për rrezikun sizmik duhet të jenë të plota, jo kopje të njëra-tjetrës. Po ashtu, analizat e përbërjes kimike dhe fortësisë së dherave të pranohen vetëm kur të jenë të bëra në laboratorë të çertifikuar, jo struktura-hije që janë ngritur vetëm për përfitim abuziv parash. Qeveria duhet po ashtu të kontrollojë statusin e ekspertëve gjeologë të çertifikuar për të bërë studimet e mësipërme të tokave që do të kalohen truall për ndërtim. Nuk mund të lejohet më që thjesht ish-inxhinerë kromi apo bakri, apo nafte të hiqen si ekspertë gjeologjie të shtresave të tokës, vetëm pse kanë marrë një copë liçencë. Me dhjetëra e qindra firmat e ndërtimit në mbarë Shqipërinë sigurisht nuk do të bllokohen. Ndërtimi është alfa e zhvillimit të vendit dhe ai duhet të mbajë ritmet e tij. Por ama, nga ana tjetër, vetë firmat e ndërtimit duhet ta kuptojnë se nuk mund të abuzojnë me cilësinë e lëndëvë të para apo punimeve në ndërtim, për të siguruar një fitim të shpejtë e të shumëfishtë. Jo vetëm syri kontrollues i qeverisë, i cili mund të mbyllet nga zarfa korruptive, do t i vëzhgojë ata. Tani është ndërgjegjësuar një opinion i tërë publik dhe t i shmangesh atij nuk është aq e lehtë. Televizionet dhe gazetat e përditshme të përgjegjshme të vendit janë të ftuara të denoncojnë pa frikë rastet e abuzimeve në ndërtim. Po ashtu edhe qytetarët, të cilët janë viktimat e vërteta të fajeve të ndërtuesve. Të kërkosh që ndërtimi të bëhet cilësor dhe të largoje gjakun nga duart ë tij, duke mos abuzuar, nuk do të thotë të mbytësh një sektor që dhe pa tragjedinë e Gjirokastrës po kalonte ditë të vështira. Në të kundërt, llogaria e rreptë dhe mbikqyrja publike vetëm se do ta forcojnë ndërtimin, duke lënë në treg ato firma serioze që punojnë me standartet e duhura dhe punësojnë punëtorë, inxhinierë, ekonomistë e arkitektë të përgatitur. Aventura me krijime firmash në pak ditë për të fituar një tender bashkiak nuk do të ketë më. As pasurim të menjëhershëm në kurriz të rrezikimit të jetës së dhjetëra banorëve të ndonjë pallati. Qeveria duhet të shikojë mundësinë e vendosjes në karantinë(pra në bllokim të përkohshëm) të atyre pallateve që shkelin fort rregullat e ndërtimit. Po nuk e bëri këtë, njerëzit do të vijojnë të jenë shumë të shqetësuar dhe dëshira e tyre për apartamente të reja do të minohet. Kësisoj do ta pësojë i gjithë sektori, me një kërkesë për blerje apartamentesh që mund të pakësohet edhe përgjysmë. Është në të mirë të vetë kësaj industrie numër një të vendit që bari i thatë(firmat jo serioze) të ndahet nga i njomi dhe kështu të mos rrezikohet të digjet i gjithë hambari.
Ky lajm është publikuar: 13/11/2008