El-Qadi i "kullave binjake": Si më vodhi shteti pronat
Dëshmia e biznesmenit arab që u largua nga Shqipëria pasi u akuzua për bashkëpunim me terroristët e Bin Ladenit
TIRANË- Gjykata e Krimeve të Rënda në kryeqytet, vetëm pak ditë më parë, ka siguruar me anë të letër-porosisë rrëfimin e sheikut arab Yassin El-Qadi mbi pasurinë dhe pronat e tij në Shqipëri, të sekuestruara që në vitin 2004.
Sheiku arab El-Qadi ka pranuar të përgjigjet pyetjeve të gjyqtarit Sandër Simoni, me kërkesë të mbrojtjes së administratorit të kompanisë "Loxhall" sh.p.k. jordanezit Hamza Aby Rayyan, mbi të cilin rëndon akuza e "Fshehjes së fondeve dhe të pasurive të tjera kundër të cilave aplikohen masat kundër financimit të terrorizmit".
Administratori Rayyan po gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për fshehjen e një shume të siguruar nga të ardhurat e qerave të pronave të kompanisë "Loxhall", shumën prej rreth 80 mijë euro, për të cilat prokuroria pretendon se këto para nuk janë derdhur në Thesarin e Shtetit pas sekuestrimit të pronave të kësaj kompanie.
Ndërkohë, vetë El-Qadi në rrëfimin që "Shekulli" boton sot tregon paligjshmërinë e vendimeve të Qeverisë shqiptare të sekuestrimit të pronave të tij.
Pyetja: Me urdhrin Nr.2 të ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë, të datës 03/12/2004, plotësuar me urdhrin Nr. 36 të datës 27/11/2006 dhe në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë Nr. 718, datë 29/10/2004 "Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit", të gjitha pasuritë tuaja në Shqipëri janë sekuestruar me urdhër apo vendim qeverie, apo vendim gjykatë shqiptare apo të huaja. Kur jeni njoftuar zyrtarisht me këto fakte?
Përgjigjja: Në tetor të vitit 2001 emri im u përfshi në listën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si person i dyshuar për financim të terrorizmit. Në lidhje me përfshirjen e emrit tim në listë duhet të kuptohet qartë se Departamenti i Thesarit të SHBA-së nëpërmjet Zyrës së Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) më futi mua në listë më 12 tetor 2001.
Në të njëjtën kohë unë u përfshiva në listë edhe nga Thesari i Mbretërisë së Bashkuar (të Britanisë së Madhe dhe të Irlandës së Veriut). Përfshirja ime në listë u bë me kërkesën e SHBA-së dhe nëpërmjet OAFC-it, e cila është një masë e pastër/thjesht administrative që konsiderohet të jetë masë e përkohshme dhe që në asnjë mënyrë nuk përbën as argument kundër meje, pa le pastaj baza që të përbëjnë vepër kriminale. OFAC-i nuk ka prova të qarta ose zyrtare për të përfshirë individë në listën e saj.
Për më tepër, nuk ka asnjë kërkesë nga OFAC-i në përputhje me parimet e paanshmërisë procedurale, OFAC-së nuk i kërkohet të siguroje asnjë detaj të parimeve të përcaktimit të saj dhe nuk i nënshtrohet asnjë detyrimi për të ndjekur ndonjë standard të një "procesi të drejtë/të ndershëm ligjor apo gjykues" në përfshirjen e personave në listë. OFAC-it i jepet fuqi për të vepruar në mënyre të njëanshme në lidhje me këto çështje vetëm mbështetur mbi një Urdhri Ekzekutiv të Presidentit të SHBA-së.
Duke u mbështetur në kërkesën e SHBA-së më 19 tetor 2001 emri im iu shtua listës së personave dhe personaliteteve të listës së Këshillit të Sigurimit (KS) të Kombeve të Bashkuara (OKB-së) mbështetur në paragrafin 8 c) të Rezolutës së KS-së me Nr. 1333 të vitit 2000 e cila përcakton se të gjitha shtetet duhet të marrin masa për të ngrirë pa vonesë, fondet dhe asetet e tjera financiare të Osama Bin Ladenit (OBL) si edhe të individëve dhe të strukturave të lidhura me të siç përcaktohen nga Komiteti.
Përfshirja ime në listën e OKB-së ka efekte detyrues dhe mandatues dhe u kërkon të gjitha vendeve anëtare të OKB-së që të zbatojnë ngrirjen e aseteve të mia në çdo juridiksion duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Që nga tetori 2001 kur unë u përfshiva në listë, sa herë që është ngritur ndonjë pretendim, unë jam përgjigjur drejtpërdrejt, hapur dhe me ndershmëri ndaj çdo çështjeje apo interesimi të ngritur nga autoritetet.
Kur ka qenë e mundur, unë kam shkuar edhe më tej duke dhënë në mënyrë vullnetare shpjegime të detajuara me dokumente mbështetëse për çdo çështje që mund të ishte potencialisht me interes edhe pse nuk kanë qenë të ngritura në mënyrë specifike nga autoritetet.
Pavarësisht hetimeve të zgjatura dhe të gjëra nga një numër autoritetesh zbatuese në të gjithë botën që nga tetori 2001 kur unë u përfshiva në listë, unë nuk jam gjykuar, e jo më të jem shpallur fajtor për ndonjë vepër kriminale në lidhje me terrorizmin në asnjë vend të botës.
Hera e parë që unë kam dëgjuar për vendimin e OKB-së ka qenë kur u kontaktova nga shtypi pas publikimit më 12 tetor 2001 të njoftimeve për shtyp nga Thesari i Mbretërisë së Bashkuar dhe nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.
Efekti i këtyre njoftimeve të shtypit nuk qe vetëm ngrirja e aseteve të mia, por edhe ndalimi që unë të mos ushtroja asnjë formë biznesi si edhe etiketimi që m'u bë mua pa asnjë argument bindës si terrorist ose si mbështetës i terrorizmit pa pasur asnjë fakt për mbështetje të terrorizmit.
Në kohën kur u fillua hetimi për vepër kriminale kundër meje në Shqipëri dhe në zbatim të vendimit të prokurorisë në janar 2002, Gjykata e Tiranës mori vendimin, supozuar si masë e përkohshme, për konfiskimin e çdo llogarie bankare të të gjitha kompanive të mia si edhe konfiskimin e pasurive të patundshme të një prej kompanive të mia tregtare në Shqipëri që është kompania "Karavan Construction & Development".
Qysh atëherë kanë kaluar pothuajse tetë vite dhe asetet e mia vazhdojnë të jenë të ngrira pa kufizim kohor. Larg së qeni një masë "e përkohshme", ky veprim është plotësisht i pajustifikuar dhe një ndërhyrje e madhe në të drejtat e mia themelore të njeriut.
Në lidhje me asetet e tjera të kompanive të mia tregtare në Shqipëri, deri në këto çaste, unë nuk di nëse ekziston ndonjë vendim gjyqësor zyrtar që të urdhërojë konfiskimin e tyre.
Unë po pyetem në mënyre specifike për urdhrin e ministrit të Financave të Republikës së Shqipërisë Nr.2 të datës 3 dhjetor 2004 që urdhëron ngrirjen dhe konfiskimin e llogarive bankare të të gjitha kompanive të lidhura me mua në Shqipëri dhe konfiskimin e gjithë pasurive të paluajtshme të kompanisë "Karavan Construction & Development".
Me ngrirjen dhe konfiskimin e aseteve të mia dhe të kompanive të mia pa limit kohor, autoritetet shqiptare kanë tejkaluar kufirin e çdo kompetence që iu japin atyre rezolutat përkatëse të KS-së të OKB-së dhe kanë vepruar në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar....***
Unë kurrë nuk jam informuar zyrtarisht në lidhje me përmbajtjen e urdhrit për ngrirje dhe konfiskim të datës 3 dhjetor 2004 dhe për sa kam unë dijeni, nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për kompanitë e mia tregtare në Shqipëri. Edhe një herë tjetër kjo është në kundërshtim me të gjitha parimet e drejtësisë normale dhe të një procesi të ligjshëm dhe të ndershëm.
Unë gjithashtu arrij të kuptoj se urdhri ministror është lëshuar përpara se të pushojë çështja penale kundër meje. Kjo është një arsye tjetër pse urdhri ministror është i paligjshëm, përderisa ai nuk është lëshuar pas pushimit të çështjes penale. Për të gjitha arsyet e mësipërme, unë jam i bindur se asetet e mia dhe asetet e kompanive të mia në Shqipëri janë konfiskuar në mënyrë të paligjshme.
Pyetje: Cili është administrator sot i shoqërisë "Loxhall" sh.p.k. në Tiranë, Shqipëri?
Përgjigjja: Për lehtësi gjatë gjithë përgjigjeve të mia do t'i referohem kësaj shoqërie me "Loxhall"sh.p.k. Unë konfirmoj se administrator i shoqërisë "Loxhall" sh.p.k. në Shqipëri është Hamza Abu Rayyan që nga viti 1994.
Pyetja: A jeni njoftuar nga Gjykata Shqiptare për ndryshimin e administratorit të "Loxhall" sh.p.k. që është në pronësinë tuaj?
Përgjigjja: Deri në këtë moment unë nuk kam dijeni për asnjë vendim gjykate që të urdhëroj për zëvendësimin e administratorit Hamza Abu Rayyan.
Pyetje: A jeni në dijeni se shoqëria juaj në Shqipëri sot më datë 10/ 12/2008 (dhjetor 2008) është subjekt tatim-pagues përballë institucioneve Tatimore të Republikës së Shqipërisë? A jeni subjekt i ligjshëm sot?
Përgjigjja: Shoqëria "Loxhall" ushtron aktivitetin e saj në përputhje të plotë me ligjet shqiptare dhe paguan plotësisht dhe rregullisht të gjitha detyrimet dhe taksat sipas ligjit shqiptar deri në këtë ditë. Unë gjithashtu konfirmoj se qysh prej përfshirjes sime në listë nga OKB-ja në tetor të vitit 2001, për sa unë jam në dijeni, nuk ka pasur asnjë vendim të kundërt ndaj meje dhe asnjë gjykate civile ose penale në asnjë vend të botës.
Pyetje: Që nga regjistrimi i shoqërisë tuaj "Loxhall" në Republikën e Shqipërisë sa kallëzime keni patur nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave dhe përse janë bërë këto kundër jush?
Përgjigjja: Unë nuk kam dijeni për asnjë kallëzim të bërë kundër shoqërisë "Loxhall" në Shqipëri. Unë kam dijeni për procedurat hetimore që janë kryer në lidhje me një numër kompanish të tjera në Shqipëri të lidhura me mua gjatë çështjes penale nga autoritetet shqiptare nga viti 2001 deri në dhjetor 2004.
Në fund të këtyre procedurave nuk u vërtetua asnjë e gabuar. Gjithashtu me duhet të përmend se unë e di se ka pasur edhe një hetim tjetër nga ana e sektorit të taksave në tetor 2008 për shumën 10 milionë lekë shqiptare dhe se përfundimi i këtij hetimi ishte se kjo shumë ishte shpenzuar sipas ligjeve të shtetit.
Pyetje: Për periudhën 2005-2006 rezulton se shoqëria "Loxhall" nuk ka shpërndarë fitimin e akumuluar në vite dhe shuma prej 10.089.604 lekë shqiptare (80 000) nuk ekziston në arkën e shoqërisë "Loxhall" dhe nuk është dorëzuar në organet kompetente. Sa jeni ju në dijeni për këtë fakt dhe a është fshehur kjo shumë?
Përgjigje: Unë nuk e kam vizituar Shqipërinë qysh nga prilli 2001. Natyrisht qysh kur u ngrinë asetet e mia në vitin 2001 unë nuk kam udhëtuar askund jashtë Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Duke qenë kështu, çështjet që referohen në këtë pyetje, nuk janë të njohura nga unë personalisht. Për sa unë kam dijeni, administratori i përgjithshëm Hamza Abu Rayyan asnjëherë nuk është marrë me ndonjë transaksion të padrejtë ose të paligjshëm dhe ka vepruar gjithnjë në pajtueshmëri të plotë me ligjet dhe rregullat aktuale që aplikohen në Shqipëri.
Pas këtij sqarimi, përgjigjja ime për pyetjen tuaj është se, për sa unë jam në dijeni, Hamza Abu Rayyan nuk ka fshehur ose zhdukur asgjë.
Unë jam në dijeni se shoqëria "Loxhall" pati afërsisht 140 000 euro fitime për atë vit. Rreth 60 000 euro u futen në bankë.
Pjesa e mbetur prej 80 000 eurove u mbajt në dorë nga administratori Abu Rayyan për shpenzime të parashikueshme dhe shpërndarje për të mbuluar taksat që paguhen, shpenzimet e çështjeve gjyqësore për gjyqet që vazhdojnë, legalizimin dhe përkthimin e dokumenteve që nevojiten për t'i paraqitur në gjyq dhe pranë dikastereve shtetërore në Shqipëri, shpenzime të tjera për hetime në vazhdim, taksat dhe pagat e avokatëve, për të punësuarit ose paga e administratorit Abu Rayyan duke përfshirë pjesën e tij të fitimit prej 30 %, shpenzimet e udhëtimit të punës, ose shpenzimet e mirëmbajtjes së shoqërisë.
Asnjëherë ose qysh nga shënimi im dhe përfshirja e emrit tim në listën e SHBA-së dhe OKB-së mua nuk më është bërë asnjë pagesë ose ndokujt tjetër me porosi nga unë.
Pyetja: A ka marrë dijeni Hamzah Abu Rayyan për vënien në sekuestro të shoqërisë nga ana e Ministrisë së Financave të Republikës së Shqipërisë?
Përgjigjja: Unë sugjeroj se Abu Rayyan është në pozitë shumë më të përshtatshme sesa unë për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Për sa unë kam dijeni, Abu Rayyan nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Ministria Shqiptare e Financave në lidhje me konfiskimin e aseteve të shoqërisë "Loxhall".
Unë e di se ka patur një urdhër tjetër të Ministrit të Financave në lidhje me "Loxhall", me Nr. 36, në nëntor 2006, por as edhe ky urdhër nuk më është njoftuar zyrtarisht as mua, as administratorit të Kompanisë dhe as avokatëve të mi në Shqipëri.
Ky është një shembull tjetër i mungesës së plotë të drejtësisë së natyrshme ose e një procesi të drejtë e të ndershëm, ose në lidhje me procedurat që janë aplikuar ndaj meje.
Pyetja: A jeni në dijeni ju personalisht se i mbrojturi prej meje Abu Rayyan ka fshehur, tjetërsuar duke vazhduar aktivitetin e shoqërisë që është pronë e juaja, në mënyra të ndryshme, shumën prej 10.089.604 lekë shqiptare që figuronin gjendje në arkën e shoqërisë me qëllim për të shmangur vendndodhjen e saj?
Përgjigje: Unë i referohem përgjigjes sime në pyetjen e mësipërme. Unë e përsëris edhe një herë se për sa unë jam në dijeni Abu Rayyan nuk ka fshehur ose keqpërdorur asnjë fond të tillë ose shuma për të cilat ai në mënyrë të pajustifikuar akuzohet nga prokuroria.
Pyetje: Në lidhje me administratorin e shoqërisë "Loxhall" që është i pandehur përpara Gjykatës për Krime të Rënda në Shqipëri për akuzën e "fshehjes së fondeve për financimin e terrorizmit", a mund të na thoni se çfarë konkretisht ka fshehur apo tjetërsuar i pandehuri Abu Rayyan nga fondi apo pasuria e shoqërisë "Loxhall" që është në pronësinë tuaj?
Përgjigjja: Unë e përsëris se nuk kam qenë në Shqipëri qysh nga prilli i vitit 2001 dhe, në të vërtet, nuk kam udhëtuar jashtë Mbretërisë së Arabisë Saudite qysh nga përfshirja ime në listë, në mënyrë të pajustifikuar në tetor 2001 dhe për rrjedhojë, çështje të tilla janë jashtë dijenisë sime personale. Megjithatë, për sa unë kam dijeni Abu Rayyan nuk i ka fshehur ose zhdukur asgjë askujt. Ai nuk ka pasur asgjë në dorë për të fshehur dhe asgjë nga asetet e shoqërisë nuk janë keqpërdorur ose cenuar prej tij.
Pyetje: Kur është themeluar në Shqipëri shoqëria "Loxhall" dhe me çfarë kapitali?
Përgjigjja: Shoqëria "Loxhall" është themeluar në Shqipëri në vitin 1993 dhe kapitali i saj themelor ishte 10 000 dollarë amerikanë.
Pyetja: Pronat e shoqërisë janë blerë me mjetet tuaja financiare si individ apo të shoqërisë?
Përgjigjja: Asetet e pronat e shoqërisë janë blerë nga mjetet e mia personale si individ.
Pyetja: Nëse keni investuar si individ në blerjen e aseteve, si bëhej shlyerja e detyrimit që kishte shoqëria ndaj jush në blerjen e aseteve?
Përgjigjja: Detyrimet mua me janë shlyer me kalimin e kohës gjatë aktivitetit fitimprurës të shoqërisë.
Pyetja: Me përfshirjen tuaj në listën e KS-së dhe OKB-së, si i dyshuar për financim të terrorizmit, a ju ka paraqitur administratori Rayyan ndonjë kërkesë për dorëheqje?
Përgjigjja: Pasi emri im u përfshi në listën e KS-së të personave të dyshuar për financim të terrorizmit, Abu Rayyan më paraqiti mua doreheqjen e tij dhe më kërkoi ta liroja atë plotësisht nga funksionet e tija.
Për arsye se as Abu Rayyani dhe as unë nuk kemi bërë asnjë shkelje ligjore dhe për arsye se nuk kishte asnjë zëvendësues tjetër për të marr përgjegjësinë e administratorit të shoqërisë "Loxhall", ne ramë dakord që Abu Rayyan duhet të vazhdonte detyrën e tij dhe të ruante dhe të kujdesej për asetet e kompanisë në përputhje të plotë me ligjet e shtetit shqiptar me qëllim që të sqarohej situata.
Pyetje: A ka pasur ndonjë marrëveshje gojore midis jush dhe administratorit Abu Rayyan lidhur me përdorimin e parave tuaja?
Përgjigjja: Ka pasur një marrëveshje gojore me Abu Rayyanin në lidhje me mënyrën se si do të përdoreshin paratë e mbetura nga fitimi neto. Për këtë unë i referohem dëshmisë sime të datës 8 nëntor 2006.
Pyetje: Nëse ka pasur mosmarrëveshje, cilat kanë qene ato?
Përgjigje: Për këtë unë i referohem dëshmisë sime të datës 8 nëntor 2006.
Pyetje: A është raportuar nga administratori i shoqërisë për rezultatet