Grabiti me anë të mashtrimit në Kinë, ekstradohet Lei Shen
02/09/2009 Rrezikon burg përjetë
TIRANË - Ekstradohet nga gjykata e Tiranës Lei Shen, shtetas kinez, akuzuar për vjedhje me anë të mashtrimit. Vendimin e ekstradimit e mori dje në mesditë gjyqtari Gerd Hoxha. Ndërkohë që edhe vet i kërkuari nga vendi i tij prej disa kohësh e dha pëlqimin e ekstradimit. Ai përfaqësohej në gjykatë nga avokatja Donada Selmani. Sipas vendimit të djeshëm të gjykatës, shtetasi Lei Shen akuzohet nga shteti i tij kinez për vjedhje me anë të mashtrimit dhe për falsifikim dokumentesh. Për të dyja këto vepra penale ai rrezikon dënimin në bazë të Kodit Penal kinez nga 5 deri në burgim të përjetshëm. Kërkesa për ekstradimin e tij u bë nga Interpoli i vendit kinez menjëherë pas zbulimit në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar drejt Italisë. Pas konstatimit se Lei Shen kishte emrin në listën e personave në kërkim ndërkombëtar efektivët e policisë kanë vënë në dijeni autoritet e ambasadës kineze në Tiranë.