E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, 6 rrugë dytësore të qytetit i nënshtrohen rikonstruksionit

Gjashtë rrugë dytësore në qytetin e Elbasanit, të caktuara për t'u rehabilituar me kërkesë të qytetarëve, pritet të përfundojnë brenda periudhës maj-qershor. Rrugët po rehabilitohen me fondet e Projektit Buxhetimi me Pjesëmarrje, mbështetur nga qeveria shqiptare. Ky projekt aplikohet prej vitit 2006 në Elbasan dhe përmes tij vetë qytetarët vendosin për investime në lagje të ndryshme të qytetit", tha kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini. Konkretisht janë në përfundim punimet në rrugët e lagjeve "Vasil Llapushi" me fondin 14 milion lekë nga qeveria shqiptare, segmentin dhe sheshin "25 Nëntori" me vlerë 14 milion lekë, sheshin në lagjen "Kongresi i Elbasanit" me fondin prej 2 milion lekë, rruga "Muç Shqiptari" me fondin prej 1.4 milion lekë, rruga "Kol Toli" me vlerë 2.4 milion lekë, dhe rruga "Belul Berisha" me vlerë 6 milion lekë. Segmentet të cilat po restaurohen dhe që janë përcaktuar në bazë të Projektit të Buxhetimit me Pjesëmarrje, përfshijnë punime në sistemim, asfaltim, trotuare dhe ndriçim. Rikonstruksioni i rrugëve të lagjeve nisi nga shqetësimi i banorëve, të cilët kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. Në përfundim të rikonstruksionit të 6 rrugëve, në kuadër të këtij projekti do të nisë rikonstruksioni i disa rrugëve lagjeve të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›