E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama shndëron partinë e socialistëve, në partinë e bashkisë

Ja emrat e 140 kandidatëve të PS dhe figurat e përjashtuara
Si radhë herë në historinë botërore të politikës moderne në këto zgejdhje Partia Socialiste paraqitet pa pjesëmarrjen e njeriut që e transformoi këtë parti nga parti komuniste në parti me parime demokratike, liderin e saj historik Fatos Nanon. Kryetari i ri  i socialistëve pranoi çdo kosto, vetëm që njeriu që e mori nga rruga dhe e solli në këtë piedestal politik që është, të përjashtohet përfundimisht nga politika. Në lstën Rama mungojnë tashmë emra të njohur si Ylli Bufi, Musa Ulqini, Rexhep Mejdani, Servet Pëllumbi, Besnik Dervishi e shumë të tjerë, të gjithë emra të lidhur me historinë e krijimit të kësaj partie. Tashmë emrat më të njohur të partisë janë zëvendësuar nga opunonjësit e bashkisë së Tiranës dhe miqtë e shokët personalë të Edi Ramës, të cilët nuk kanëasnjë kontribut në PS.
Ditën e djeshme që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka dalë publikisht në një konferencë për shtyp për të prezantuar listën me 140 emrat, të cilët do të garojnë si kandidatë për të gjitha qarqet e vendit në zgjedhjet e 28 qershorit. Kryesocialisti Edi Rama nuk e publikoi listën në konferencën e djeshme për shtyp, por u mjaftua të përmendë vetëm disa prej emrave mbështetës më të afërt të tij që dominonin listën, ndër ta edhe të panjohur dhe pa asnjë kontribut në Partinë Socialiste. Pasi u mësua përbërja e listave, ra në sy mungesa e kreut aktual të PS Edi Rama, ashtu dhe ish-kreu i kësaj partie Fatos Nano. Ndërsa mos përfshirja e Nanos ishte paralajmëruar, një vendim i papritur ka qenë ai i mos përfshirjes në këto lista i ish-Kryeministrit dhe nënkryetarit aktual të Kuvendit, Ylli Bufi. PS-s i mungon në lista edhe emri i ish- presidentit, Rexhep Meidani. Ndërkaq, emrat e përjashtuar që kanë dhënë kontribut historik në Partinë Socialistë dhe kanë qenë themelues të saj, të përjashtuar  për hir të preferencave të Ramës, janë lideri historik i PS-së Fatos Nano, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Musa Ulqini, Besnik Dervishi, Stefan Çipa, Flamur Hoxha, Rapush Tola, Elmaz Sherifi, Pilo Kerri, Ndricim Hysa e Rajmonda Stefa etj. Nga ana tjetër, në qarkun e Tiranës, listën e 32 kandidatëve e kryeson një kandidate me kontribut 0 në PS, ajo është Vasilika Hysi. Më pas vijnë Besnik Baraj e Kastriot Islami, Sajmir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Andis Harasani, Ditmir Bushati, Namik Dokle Erisa Spiropali. Më pas vijnë Besnik Baraj e Kastriot Islami. Në qarkun Durrës, listën me 13 kandidatë e kryeson Blendi Klosi, më pas vjen Rudina Seseri. Gramoz Ruci kandidon në qarkun e Fierit së bashku me Ermelinda Meksin dhe Piro Lutajn. Në qarkun e Vlorës lista e 12 kandidatëve kryesohet nga Arben Isaraj, aktorja Luiza Xhuvani dhe Arben Malaj. Valentina Leskaj konkuron në qarkun e Elbasanit së bashku me Taulant Ballën. Ben Blushi, Pandeli Majko e Mimi Kodheli kryesojnë listën e 12 kandidatëve të qarkut Korcë. Në qarkun Shkodër janë ermat e Ilir Beqes, Tom Doshit dhe Arta Gjonaj. Erion Brace rikandidon në qarkun e Beratit së bashku me Fidel Yllin e Marko Bellon. Nga burime pranë selisë rozë konfirmohet se negociatat u shoqëruan me pakënaqësi të shumta nga deputetët që se kanë gjetur veten në listat e reja. Reagimi më i hapur ndaj një vendimi të tillë ka qenë ai i anëtares së kryesisë së kësaj force, Eva Allushi, e cila pasi ka mësuar se nuk është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryeredaktores së gazetës partiake, Zëri i Popullit. Ndërkohë, i pyetur se përse nuk është përfshirë në listën e kandidatëve ish-kreu i kësaj partie, Fatos Nano, Rama pohoi se kjo gjë është bërë duke u bazuar në vlerësimet reale për kontributet e dhëna në këtë parti dhe jo nisur nga faktet e mbetura historike brenda saj.Fatos Nano i ka kthyer kurrizin Partisë Socialiste dhe listat e deputetëve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë skuadra të cilat angazhohen për të ardhmen. Është vërtet për të ardhur keq, që Fatos Nano është i vetmi ish-kryetar i një partie, i cili bën thirrje për të mos votuar partinë e tij. Por ky mbetet problem i tij. Projekti ynë i ri politik është një projekt që bazohet në garancinë për të ardhmen dhe jo vlerësimet për të shkuarën, u shpreh Rama. Pas një procesi të gjatë dhe të qëndrueshëm qëmtimi ne kemi arritur të hartojmë një ofertë të shkëlqyer për zgjedhësit e 28 qershorit, e cila ka parasysh jo vetëm fitoren, por edhe kthimin e saj në një instrument për të realizuar sfidat që kemi para për të cilat jemi gati, u shpreh kryesocialisti për publikun. Sipas tij, nga 140 kandidatë që përfaqësojnë Partinë Socialiste në të gjithë territorin në këto zgjedhje, 100 prej tyre janë me profesion juristë, mjekë dhe arsimtarë, ndërsa mbi 50 % prej tyre me kualifikime pasuniversitare dhe grada shkencore.Sipas listës, 25 % e kandidatëve të saj do të jenë juristë, 16 % ekonomistë dhe 27 % do të jenë arsimtarë. 30 % e grupit tonë parlamentar janë deputetë që rikonfirmohen dhe 70 % janë nga ata që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend duke sjellë ide dhe energji të reja. Oferta jonë është më e mirë që garanton se politika jonë e ndryshimit merr një përmasë të re në jetën parlamentare të vendit, shtoi ai. Më tej, Rama ka pohuar se PS do të ketë një grup parlamentar me 20 % gra, dhe kjo është mjaft domethënëse, duke treguar se u ofrojmë zgjedhësve jo lista ku gratë dhe vajzat ku ato janë aty vetëm për të plotësuar kuotën e detyrueshme ligjore prej 30 %. Nuk kemi ndërtuar lista njerëzish të mbledhur së bashku rastësisht, por kemi ndërtuar ekipe me njerëz që do të përbëjnë ura për realizimin e reformave që na presin, e përfundoi fjalën e tij kryesocialisti Rama mbi prezantimin e 140 emrave të rinj të kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit.

Rama: Nano i ka kthyer kurrizin Partisë Socialiste
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i pyetur se përse nuk është përfshirë në listën e kandidatëve ish-kreu i kësaj partie, Fatos Nano, pohoi se kjo gjë është bërë duke u bazuar në vlerësimet reale për kontributet e dhëna në këtë parti dhe jo nisur nga faktet e mbetura historike brenda saj. Fatos Nano i ka kthyer kurrizin Partisë Socialiste dhe listat e deputetëve nuk janë lista që bëjnë vlerësime historike, por janë lista që përfaqësojnë skuadra të cilat angazhohen për të ardhmen. Por ky mbetet problem i tij. Projekti ynë i ri politik është një projekt që bazohet në garancinë për të ardhmen dhe jo vlerësimet për të shkuarën , u shpreh Edi Rama lidhur me një fakt të tillë.

Rama: Ja si i kemi përzgjedhur emrat e kandidatëve
Pasi publikoj disa prej emrave që kryesojnë listën e kandidatëve për deputet, Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh se pas një procesi të gjatë dhe të qëndrueshëm qëmtimi ka arritur të hartojmë një ofertë të shkëlqyer për zgjedhësit e 28 qershorit, e cila ka parasysh jo vetëm fitoren, por edhe kthimin e saj në një instrument për të realizuar sfidat që kemi para për të cilat jemi gati. Sipas tij, nga 140 kandidatë që përfaqësojnë Partinë Socialiste në të gjithë territorin në këto zgjedhje, 100 prej tyre janë me profesion juristë, mjekë dhe arsimtarë, ndërsa mbi 50 % prej tyre me kualifikime pasuniversitare dhe grada shkencore. Nuk kemi ndërtuar lista njerëzish të mbledhur së bashku rastësisht, por kemi ndërtuar ekipe me njerëz që do të përbëjnë ura për realizimin e reformave që na presin, e përfundoi fjalën e tij kryesocialisti Rama mbi prezantimin e 140 emrave të rinj të kandidatëve për zgjedhjet e 28 qershorit.
Rama-Moranitos, diskutohet për zgjedhjet e qershorit
Kreu i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama është takuar me ministrin e Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, së bashku me stafin që e shoqëronte. Biseda mes shefit të diplomacisë spanjolle dhe kryetarit Rama u përqendrua në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, më 28 qershor. Rama e informoi diplomatin spanjoll mbi detaje lidhur me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të ardhshme në vend dhe rreth qëndrimit të tij dhe forcës politike që ai përfaqëson, lidhur me procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit. Minist

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›