E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Kriza me e rende politike. Ne 21 janar te shmangej gjakderdhja

Presidenti i Republikes deklaron se Shqiperia eshte ne krizen e saj me te thelle pas viteve ‘90. Me 21 janar - thote ai -duhet te shmangej gjakderdhja, ndersa ben thirrje per dialog politik e marreveshje mes paleve. Ne video-mesazhin e tij për situatën politike, kreu i shtetit thote se 21 janari nuk duhet të ndodhte, nuk duhet të kishte viktima, të plagosur të dhunuar, dhe nuk duhej të shkelej ligji! Më 21 janar- tha ai - u shkel rëndë ligji”.

Sipas Presidentit Topi, detyra për të bërë transparencën i takon institucioneve të drejtësisë dhe askujt tjetër. “Kërkoj angazhimin, e Prokurorisë, Shërbimit Informativ Shtetëror, Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës për zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarjeje!”-thekson kreu i shtetit.

“Ndarja e pushteteve është e qartë, shprehet ai, duke bërë thirrje per shmangien e presioneve politike. Kjo është mënyra e vetme për të lehtësuar zbardhjen e pavarur, gjithëpërfshirëse dhe profesionale dhe për të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe ligjore që shkaktuan viktima, të plagosur, dhunë, cënim të rendit kushtetues, shkatërrim të pronës publike e private dhe shkelje të të drejtave të njeriut më datën 21 të muajit janar", përfundon Bamir Topi mesazhin e tij.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›