E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 janari sot ne BE Respektoni ndarjen e 3 pushteteve

Situata politike ne Shqiperi, sidomos zhvillimet e fundit te saj, do te diskutohen sot pasdite edhe në Keshillin e Bashkimit Evropian. Siç u shpreh Natasha Butler, zedhenese e Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, ministrat e Jashtem te 27-shes, nen drejtimin e perfaqesuses se Larte per Politike te jashtme te BE-se do te dalin me konkluzionet se si duhet trajtuar tani e tutje Tirana, nese ajo nuk tregon vullnet te zbatoje ne praktike kriteret politike te Kopenhagenit, siç jane funksionimi i plote i institucioneve demokratike dhe ndarja e pushteteve.

Po nga ana tjeter, Brukseli eshte i gatshem te ndermjetesoje perseri midis paleve, nese qeveria dhe opozita bien dakord per te kerkuar asistencen e BE-se, sikurse ndodhi vitin e kaluar ne Strasburg. Duke iu pergjigjur interesimit te gazetareve lidhur me hetimin qe po ben Komisioni parlamentar dhe akuzat e ndersjella per "puç shteti", Butler, ritheksoi edhe njehere zotimet e Shqiperise si vend qe kerkon t'i bashkohet BE-se.

“Ne Shqiperi, si ne vendet e tjera kandidate potenciale te BE-se, duhet te kete nje ndarje te pushteteve, domethene te kete ndarje mes legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqesorit. Domethene, ky rregull respektohet ne te gjitha vendet dhe duhet te zbatohet edhe ne Shqiperi. Pra, ne po e ndjekim situaten me shume vemendje. Ne kerkojme qe te tre pushtetet te respektohen. Kjo eshte thelbesore per nje demokraci dhe Shqiperia qe ka bere kerkesen per vend kandidat i BE-se duhet te tregoje se respekton dhe zbaton ne praktike kete princip themelor qe ben pjese ne kriteret e Kopenhagenit", deklaroi Buttler.

E pyetur se çfare hapi do te ndermarre konkretisht BE-ja nese Tirana nuk i respkton keto kritere politike dhe se a mendohet nje ndermjetesim i mundshem mes qeverise dhe opozites per te kapercyer krizen, Natasha Butler u pergjigj:

“Mund te them se situata ne Shqiperi na shqeteson shume. Ne i kemi ndjekur edhe debatet dhe akuzat qe kane vazhduar edhe kete fundjave atje. Po i ndjekim ato nga afer. Siç e dini nje funksionar i larte i Sektorit te Jashtem te Komisionit Evropian, Mirosllave Lajçak, ka qene ne Tirane javen e kaluar. Situata ne Shqiperi do te jete gjithashtu objekt diskutimi ne mbledhjen e sotme te pasdites te ministrave te jashtem te BE-se, qe do te thote se Keshilli,  Komisioni dhe faktore te tjere jane duke reflektuar se çfare duhet bere ne kete situate. Opsionet jane te hapura. Ne po mendojme se cila do te ishte menyra me e mire per te reaguar me nje partner qe ka paraqitur kerkesen e tij per ne BE-, nje vend kandidat potencial, qe meriton gjithe vemendjen tone. Sapo ne te vendosim per pisten perkatese qe do te ndjekim, une mund t'ju them me teper se kaq. Per momentin, ne jemi duke e ndjekur zhvillimi e situates atje”, deklaroi Natasha Butler, zedhenese e Komisionerit S. Fule.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›