E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keçi:Vendimi për buxhetin, jo politik

Prefekti i Tiranës, Rushdi Keçi, i ftuar në Ora News deklaroi se vendimi i tij për kthimin për rishqyrtim të buxhetit të Bashkisë së Tiranës u mor pasi buxheti në pika të veçantë bie ndesh me disa nene të ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor të Tiranës."Disa pika të buxhetit nuk gjejnë zbatim në mënyrën si është paraqitur buxhetinë në raport me ligjin, ndaj unë i ktheva në mënyrë që të korrigjiheshin", deklaroi Keçi. Prefekti i Tiranës Keçi,u shpreh se ligji parashikon se nëse prefekti nuk konfirmon projektin, vendimi kthehet në Këshillin Bashkiak, dhe ky këshill merr në shqyrtim refuzimin. "Nëse këshilli e shikon të arsyshme për të korrigjuar vërejtje e bërë prej meje, e merr këtë vendim, në të kundërt Këshilli refuzon korrigjimet. Në këtë rast mua më jepet e drejta me ligj që të ankimoj këtë vendim në Gjykatë", theksoi Keçi. Sipas prefektit, vendimi për buxhetin e Bashkisë së Tiranës u politizua. "Por vendimi im nuk ka asnjë influencë politike, ashtu si edhe në vendimet e tjera". Keçi deklaroi se ka pasur kontakte më anëtarët e të trejave partive, si nga PD-ja, PS, e LSI. Sipas tij, në fushatën zgjedhore, sfida më e madhe është të realizohen zgjedhje të lira si premisë për të arritur integrimin e Shqipërisë në NATO e BE. Lidhur me mënyrën si procesin e pajisjes më akrat identiteti, Keçi tha se "Sot ka filluar shpërndarja, është një proces që do ecë me shpejtësi, problem sipas meje do të jetë rënia e fluksit të njerëzve që duan të aplikojnë".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›