E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, Spahiu kritika: KLD vlerëson zvarritje të gjyqeve

ELBASAN-Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu mori pjesë në analizën vjetore të Gjykatës së Faktit në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Kreshnik Spahiu ka kritikuar ashpër zvarritjet që bëhen me proçeset gjyqësore në këtë gjykatë, ndërsa ka theksuar se shumë shpejt do të bëhen ndyrshime në kodin e procedurës penale.

“Nga vlerësimi që KLD ka bërë nga inspektimet së bashku me Minsitrinë e Drejtësisë në këtë gjykatë janë vënë re zvarritje të proçeseve gjyqësore, ku nuk respektohen oraret e tyre. Gjyqtarët punojnë si pedagogë të jashtëm nëpër universitete, duke shkaktuar edhe mosrespektim të orareve. Do ndryshojmë kodin e procedurës penale ”, është shprehur Spahiu.

“Infrastruktura gjyqësore është në kushte të mjerueshme”, theksoi më tej nënkryetari i KLD.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›