E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan; Zjarri shkrumbon sipërfaqen me pyje e kullota

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë dje disa kullota të fshatit Gjolen, 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit duke shkrumbuar kështu një sipërfaqe të konsiderueshme të masivit pyjor. Sipas të dhënave të policisë lokale një ditë më parë, mësohet se zjarri i vënë nga fshatarët për të hapur kullota të reja, ka djegur fillimisht mullarët e barit dhe i favorizuar nga era si dhe temperaturat e larta, është përhapur më vonë duke vënë në rrezik dhe mjaft banesa të fshatit. Në vendngjarje kanë shkuar dy makina zjarrfikëse duke filluar punën për shuarjen e zjarrit. Megjithatë, nga të dhënat e para mësohet se flakët kanë përfshirë edhe masivin pyjor që ndodhet pranë fshatit. Nga informacionet policore pasditen e djeshme, mësohet për shkak të zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre, ullinj dhe masive frutore. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e autorëve të zjarrvënies.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›