Një festë në Greqi, emigrantët detyrohen të presin 5 orë në vapë
Eshtë normalizuar vonë në mbrëmjen e djeshme pas shumë orësh pritje situata e radhëve të gjata të emigrantëve e shkaktuar gjatë mëngjesit të djeshëm në Kakavijë, ku radhët e automjeteve të cilët kërkonin të hynin në shtetin fqinjë ka shkuan deri në 3 kilometër. Shkaku i radhëve sipas burimeve nga dogana ka qenë pala greke e cila gjatë orëve të mbrëmjes ka funksionuar vetëm me një sportel, për shkak të një feste që u ka dhënë pushim punonjësve grekë. Ndërkohë në dispozicion të emigrantëve është vendosur një ambulancë dhe ekip mjekësore në rast të ndonjë emergjence. Temperaturat e larta kanë shkaktuar një situate kaotike ku pritja e emigranteve ka qenë më tepër se 5 orë. Drejtues të kësaj pike kanë marrë dhe një takim me drejtuesin e policisë Janinë, i cili ka qenë i pranishëm në doganën shqiptare për të parë nga afër, në këtë kohë ardhja e tij ka qënë pozitive sepse është bërë e mundur aktivizimi i 6 sporteleve të palës greke e cila ka mundësuar lëvizjen e mjeteve. Aktualisht pala shqiptare ka të aktivizuar kapacitetin e plotë të sporteleve dhe tashmë situate është normalizuar krejtësisht.