E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga zjarrvënësit të fushës së Terihatit

Policia e Gjirokastrës ndaloi në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një 25-vjeçar, pasi dyshohet si autori i vënies së zjarrit në fshatin Terihat, 20 km larg Gjirokastrës, ku si pasojë u dogjën rreth 20 hektarë kullotë. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, Gentian Mullai, tha të shtunën se "Petrit Sinondemaj, 25 vjeç, i ka vënë zjarrin qëllimisht fushës së Terihatit, i cili u shua pas një operacioni që zgjati katër orë". Sipas tij, Sinondemaj ka pranuar autorësinë e vënies së zjarrit në kullotat e fshatit Terihat. Ai akuzohet për veprën penale të "shkatërrimit të pronës me zjarr". Zjarri i rënë pasditen e djeshme në orën 15:00 shkaktoi djegien e rreth 20 hektarë kullotë në fushat e fshatit Terihat. Flakët e zjarrit u shuan pas një operacioni që zgjati katër orë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›