E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, aksidenti, plagosen gjashtë persona



Gjashtë persona u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan. Ngjarja ndodhi paraditen e ditës së djeshme në lagjen “5 Maji” të qytetit. Sipas burimeve zyrtare nga policia, një automjet tip “Benz” me targë EL 0881 C, i cili drejtohej nga 17-vjeçari Ismail Gjineci u përplas me automjetin tip “Benz” me targë EL 3914 B që drejtohej nga 59-vjeçari Ymer Mimini. Si pasojë e përplasjes u plagosën gjashtë persona, të cilët u transportuan me urgjencë në spital. Të plagosur mbetën Ymer Mimini dhe personat që ndodheshin në automjetin e tij, bashkëshortja Shpresa Mimini, 54 vjeç, Enver Cepa, 60 vjeç dhe Hançe Cepa, 56 vjeç me banim në Çermë të Lushnjës, të cilët janë të afërm të çiftit Mimini. Plagë nga përplasja morën edhe 17-vjeçari Ismail Gjineci dhe nëna e tij, Shpresa Gjineci, 43 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, të cilët ndodheshin në automjetin tip “ Benz” me targë EL 0881 C. Policia e cila shkoi në vendngjarje nisi hetimet në lidhje me këtë ngjarje. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të mjetit nga ana e drejtuesit 17-vjeçar të mjetit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›