E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, policia asgjëson 356 rrënjë kanabis sativa

Policia e Krujës ka asgjësuar 356 rrënjë kanabis sativa në fshatin Shqezë të Krujës, në parcelën ku pak ditë më parë u gjet i vdekur Hamit Karaj. Kështu, nga blutë e qytetit u dogjën 156 rrënjë kanabis sativa, ndërsa gjatë aksionit janë gjetur edhe 200 rrënjë të tjera në një parcelë tjetër pak më larg saj. Nuk dihet se kush është kultivuesi i rrënjëve të tjera të gjetura dhe të asgjësuara, ndërsa po ashtu mbeten të paqarta rrethanat e vdekjes së 45-vjeçarit, i cili punonte në komunë si punonjës i zyrës së përkrahjes sociale. Dy janë pistat e ngritura nga policia e Krujës, ajo e një vrasje për motive ende të pasqaruara, ndërsa tjetra, për një vetëvrasje aksidentale. 45-vjeçari u gjet i vrarë me një plumb, ndërsa afër tij ishte një armë kallashnikov dhe një thes me kanabis.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›