E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje në Korçë, plagoset roja, arrestohen dy prej autorëve

Policia e Korçës ka arrestuar dy autorë, të cilët akuzohen se kanë plagosur një njeri dhe për vjedhje. Autori i tretë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. Tre personat janë autorë të një grabitjeje të dhunshme që përfundoi me plagosjen e një punonjësi shërbimi roje dhe masakrimi i qenit të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në Korçë, ditën e djeshme orën 00:30. Autorët e dyshuar të krimit janë Namik Osman Zaçe 42-vjeçar, lindur dhe banues në fshatin Sektori Gradishtë të rrethit të Fierit dhe Gentian Gëzim Shkëmbi, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr. 6 Korçë dhe bashkëmoshatari i këtij të fundit, po nga Korça, Robert Xoxe. Policia njoftoi e dy të parët, Zaçe dhe Shkëmbi janë arrestuar ditën e djeshme, ndërsa i treti i shpëtoi ndjekjes policore dhe është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6 në Korçë tek Ura e Fajancës, në pikën e grumbullimit të hekurit. Ata nuk janë ndalur, edhe aty ka pasur masa për survejimin e objektit. Në fillim kanë masakruar me thikë qenin e kësaj pike të grumbullimit të hekurit dhe më pas i janë sulur rojës duke e dhunuar dhe atë e i shkaktuar plagë të ndryshme në trup. Sipas policisë, të arrestuarit do të akuzohen për veprën penale të “vjedhjes me dhunë të kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”. Policia po punon për kapjen e autorit të tretë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›