Festa e Bajramit, policia bllokon sheshin “Skënderbej” për makinat
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë me rastin e festës së Bajramit të Madh/Fitër Bajramit më datë 30.09.2008 do të marrë masa për të zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti. Kështu nga ora 05:00 deri në orën 09:00 në sheshin “Skënderbej” dhe pranë Xhamisë “Et’hem Beu” do të kryhen ritet e faljes, qarkullimi i makinave do të jetë kufizuar. Policia e Tiranës bën me dije qytetarët se duke filluar nga ora 05:00 e deri në orën 09:00 të ditës së sotme nuk do të lejojë parkimin e automjeteve në sheshin në këto vende. Policia e Tiranës në njoftimin për shtyp “uron të gjithë besimtarët myslimanë, dhe kërkon dhe njëherë mirëkuptimin e publikut për respektimin e rregullave të vendosura”.