E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë merr flakë shtëpia, vdes i paralizuari

Një burrë 52-vjeçar ka vdekur pas një zjarri të rënë në shtëpinë e tij në qytetin e Korçës. Viktima e ka pasur të pamundur që të shpëtojë, kjo edhe për faktin se ai ishte i sëmurë, në gjendje gjysmë paralize dhe me sëmundje të zemrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 8 të qytetit juglindor, te vendi i quajtur “Hani”. Viktima, Ibrahim Kollona, gjendej në banesën e tij, kur ka nisur një zjarr në rrethana krejt të papritura. Flakët kanë përparuar shpejt, duke përshirë të gjithë shtëpinë. Për 52-vjeçarin, gjysmë të paralizuar ka qenë e pamundur që të largohej nga shtëpia. Sipas dëshmive në vendngjarje dhe hetimeve të policisë, 52-vjeçari është përfshirë nga flakët, ndërsa e tërë banesa ishte duke u djegur. Zjarri i madh dhe asfiksia bënë që për viktimën të ishte e pamundur që t’i mbijetonte dhe kështu ai humbi jetën. Sipas hetimeve të bëra nga policia, rezultoi se veç problemeve shëndetësore, viktima kishte dhe konsum të lartë të duhanit dhe konsumonte po ashtu pije alkoolike. Sipas hetimeve të kryera, shkak i rënies së zjarrit ishte pakujdesia e viktimës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›