E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gërdeci" kërkohet rrëzimi i disa kërkesave

Prokuroria i kërkon trupit gjykues të rrëzojë disa nga kërkesat e të pandehurve të akuzuar për tragjedisë e Gërdecit. Avokati i ish- drejtorit të MEICOS, Ylli Pinari një prej të akuzuarve kryesore të tragjedisë kishte kërkuar që gjyqet për Gërdecin të zhvillohen me dyer të mbyllura pasi sipas pretendimeve të mbrojtjes gjatë procesit do të dalin sekrete shtetërore. Ndërkohë në seancën e radhës përfaqësuesit e akuzës kërkuan rrëzimin e kërkesët pasi sipas tyre në dosje nuk ka asnjë informacion që mund të quhet sekret shtetëror dhe të dëmtojë shtetin. Gjithashtu ata argumentuan se procesi ka mjaft sensibilitet.
Prokuroria kërkoi dhe rrëzimin e një kërkesës për shpalljen e pavlefshme të vendit të dërgimit të dosjes në Gjykatë pasi sipas tyre është jashtë afateve. Kërkesa është paraqitur nga avokati mbrojtës i Shpëtim Spahiut, ish-komandant i Forcës së Armatosur.
Sipas prokurorit të çështjes dosja për gjykim është dorëzuar brenda afateve ligjore. Prokuroria kërkoi dhe rrëzimin e kërkesës për të deklaruar si të pavlefshme të gjitha aktekspertimet.
Për të gjitha këto kërkesa drejtuesi i trupit gjykues të gjykatës së Tiranës e ka shtyrë vendimin për një ditë më vonë. Në këtë proces janë të akuzuar 29 persona mes tyre ushtarakë dhe civilë të ministrisë së Mbrojtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›