E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, bashkia verifikim pallateve

 

ELBASAN -  Pas ngjarjes tragjike të Gjirokastrës, kreu i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, urdhëroi dje ngritjen e një grupi kontrolli për verifikimin e ndërtimeve. "Drejtoria e Urbanistikës dhe Inspektorati i Bashkisë kanë nisur një inspektim për zbatimin e projekteve të miratuara nga KRRT-ja gjatë 2007-2008-ës. Këtu futen objektet shumëkatëshe apo edhe ato dykatëshe, përsa i përket adaptimit nga apartamente në dyqane apo ndryshime të tjera, si spostim dyersh apo dritaresh, të cilat janë jashtë projektit të miratuar nga KRRT-ja" tha Sejdini. Sipas tij, në raste shkeljesh, objektit do t'i ndërpritet veprimtaria nëse është në ndërtim, dhe do t'i rikthehet projektit të miratuar. Mbas përfundimit të inspektimit të objekteve të ndërtuara në këto vite, grupi i punës do të nisë kontrollin në të gjitha ato objekte të ndërtuara para vitit 2007. Deri më tani mësohet se janë rreth 350 ankesa qytetarësh për pallatet e reja në Elbasan.                   a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›