E Diel, 1 Nëntor 2026

Uillson: I rëndësishëm përparimi i reformave

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Frazer Uillson tha dje se e rëndësishme është që reformat në vend të mos pengohen, ndërkohë që nuk pranoi të komentojë direkt grevën e urisë së 11 deputetëve në Kuvend. Duke folur pas një aktiviteti me Ministrinë e Drejtësisë dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, Uillson tha se vendi tani ka një demokraci të maturuar dhe nuk është në dorë të komunitetit ndërkombëtar t'i tregojë se çfarë duhet të bëjë. "Unë nuk dua të bëj asnjë koment rreth kësaj nisme, por dua të them se Shqipëria është një demokraci e maturuar. Kur them këtë kam parasysh se është e nevojshme çuarja përpara e reformave që janë në dobi të zhvillimit dhe jo te pengimi i tyre. Shqipëria po zhvillohet tashmë dhe nuk është në dorë të komunitetit ndërkombëtar t'i thotë asaj se çka duhet të bëjë" tha Uillson. Një ditë më parë, Ambasadori i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmuth Lohan tha se miratimi i Kodit të ri Zgjedhor me konsensus të gjerë do ishte progres i jashtëzakonshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›