Elbasan, buka më e shtrenjtë se në të gjithë vendin
19/12/2008 Prefekti Deliallisi takim me prodhuesit për uljen e çmimit
ELBASAN-Çmimi i bukës në Elbasan është më i shtrenjti në të gjithë vendin. Nisur nga ky fakt prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, kërkoi nga Shoqata e Prodhimit të Bukës uljen e çmimit. Në një takim të organizuar në prefekturë, Deliallisi iu drejtua Shoqatës së Prodhuesve me këtë kërkesë për të bërë një ulje para festave të fundvitit. Prefekti e ka bazuar kërkesën në uljen e miellit në tregun ndërkombëtar. “Ju e dini se Elbasani ka çmimin më të shtrenjtë të bukës edhe pse dihet që ka një nivel varfërie më të madh. Shikojeni mundësinë për një ulje që t’i shërbejë edhe kënaqjes së konsumatorit, por edhe të ardhurave tuaja. Unë si institucion ju sugjeroj që të paktën të bëni një ulje prej 10 lekësh për kg”. Kryesia e Shoqatës së Prodhuesve drejtohej nga Banush Elezi. Ky i fundit iu përgjigj kërkesës së prefektit duke renditur arsyet pse nuk e ulet buka në qytetin e Elbasanit. “Ne kemi marrë një sasi malli stok dhe për këtë arsye nuk kemi përfituar nga ulja e çmimit në tregun ndërkombëtar dhe ndryshe nga të gjithë prodhuesit e tjerë në vend nuk kemi abuzuar me peshën e bukës, por kemi rritur peshën më shumë se një kg”. Kreu i shoqatës gjithashtu ka deklaruar se prodhuesit nuk e kanë pasur mbështetjen e institucioneve kur kanë qenë në krizë. Ai nuk dha një përgjigje për një ulje të menjëhershme të paktën me 10 lekë. Elezi tha se do të bëhet një takim me të gjithë prodhuesit dhe do të merret një vendim i përbashkët për një ulje të çmimit nëse do të bëhet një gjë e tillë. Sipas tij, nëse do të ketë ulje, ajo mund të ndodhë gjatë muajit janar ose shkurt. Në Elbasan veprojnë rreth 90 prodhues të bukës. Prej më shumë dy vjetësh banorët e Elbasanit e blejnë bukën masive me 90 lekë kg pa llogaritur peshën e bukës, e cila shpesh është e mangët dhe abuzohet ndjeshëm.
PREFEKTI
Në takim prefekti, Deliallisi i drejtoi kërkesë Shoqatës së Prodhuesve uljen e çmimit para festave të fundvitit. “Ju e dini se Elbasani ka çmimin më të shtrenjtë të bukës edhe pse dihet që ka një nivel varfërie më të madh, krahasuar me shumë qytete të tjera”.
PRODHUESIT
“Ne kemi marrë një sasi malli stok dhe për këtë arsye nuk kemi përfituar nga ulja e çmimit në tregun ndërkombëtar dhe ndryshe nga të gjithë prodhuesit e tjerë në vend nuk kemi abuzuar me peshën e bukës. Në krizë nuk jemi mbështetur nga askush”.