Vetëvrasja e 50-vjeçarit, ekonomia dhe djali i sëmurë
19/12/2008 Ngjarja dy ditë më parë
LUSHNJE- Lidhur me vdekjen e 50-vjeçarit Kasapi nga Savra e rrethit të Lushnjës, uniformat blu kanë deklaruar se vdekja ka ardhur si pasojë e nguljes së daltës në kraharor, dhe se humbja e jetës ka ardhur pas vetëvrasjes. Duke ritheksuar edhe një herë atë çka ndodhi në tokat e familjes Kasapi, burime brenda komisariatit të Lushnjës pohojnë se 50- vjeçari e ka kryer këtë akt sublim pas kushteve të vështira ekonomike që përjetonte ai dhe familja e tij. Sipas deponimeve të familjarëve në policinë e Lushnjës, një tjetër shkak tepër i rëndësishëm në vetëvrasjen e kryefamiljarit mund të ketë qenë edhe sëmundja që për vite shoqëronte një prej tre fëmijëve të tij. Djali i familjes vuante nga një sëmundje e pashërueshme mendore, dhe mesa duket kjo situatë nuk është përballuar nga 50-vjeçari. Hysen Kasapi u gjet i pajetë nga familjarët e tij në kasollen pranë tokës ku kishte shkuar të punonte. Vetë familjarët kanë gjetur të përgjakur e të pajetë trupin e 50-vjeçarit ndërsa një daltë i kishte shpuar thellë kraharorin duke i shkaktuar edhe vdekjen.