Elbasan, dështon miratimi i buxhetit
ELBASAN - Dështon për herë të dytë miratimi i buxhetit të bashkisë së Elbasanit për vitin 2010. Shkak janë bërë debatet e ashpra mes këshilltarëve të forcave kundërshtare politike. Mbledhja e këtij Këshilli ka nisur dhe është mbyllur me tensione të cilat morën shkas nga kontestimet e shumta që i kanë bërë projekt-buxhetit këshilltarët e djathtë të mbështetur edhe nga ata të LSI-së. Këshilltarët e djathtë e quajnë buxhetin antiligjor, pasi sipas tyre "ky buxhet duhet shqyrtuar edhe një herë, si edhe të verifikohen investimet zë për zë, si dhe borxhet që bashkia u ka firmave që kanë kryer investime në disa vepra publike dhe objekte në qytet gjatë vitit 2009". Por debatet mes tij dhe kreut të Këshillit Bashkiak për buxhetin bënë që Sejdini të largohej nga salla në mënyrë demonstrative. Në një situatë të tillë këshilltarët nuk kanë arritur konsensusin për të miratuar projekt-buxhetin e Bashkisë së Elbasanit për vitin 2010, deri në një mbledhje të radhës. Nëse buxheti nuk miratohet as në mbledhjen e ardhshme e cila është e treta, atëherë mandati i 45 këshilltarëve digjet dhe në Elbasan duhet të zhvillohen sërish zgjedhje për anëtarët e rinj të këtij këshilli. a.k