Të majtët evropianë, konferencë në Tiranë
Krerët e të majtës evropiane do të mblidhen në fillim të marsit në Tiranë. Konferenca për situatën e së majtës në rajonin e Ballkanit do të mbledhë në një konferencë një ditore kryetarin e Internacionales Socialiste, Jorgos Papandreu, i cili është njëkohësisht Kryeministër i Greqisë, kryetarin e grupit socialist në Parlamentin Evropian, Martin Shultz, dhe shumë drejtues të tjerë të së majtës evropiane. Zhvillimi i konferencës rajonale e gjen të majtën shqiptare më të përçarë se kurrë, kur socialistët ndodhen në bojkot me Parlamentin shqiptar ndërsa akuzojnë LSI-në për bashkëpunim me të djathtën për pushtet. Pritet që kjo konferencë të trajtojë edhe çështjen e bojkotit të socialistëve, duke kërkuar dhe angazhimin e Presidentit të Republikës në zgjidhjen e kësaj krize.