E Diel, 1 Nëntor 2026

Skafet, deputetët: Të lejohen motorët sportivë

 Deputetët e maxhorancës në komisionin parlamentar të Sigurisë kundërshtojnë moratoriumin e skafeve të paraqitur nga ana e qeverisë për votim. Deputetët e PD-së në komisionin e Sigurisë gjatë diskutimit të këtij drafti kontestuan fuqishëm sanksionimin e vënë për mos përdorimin e mjeteve sportive, motor uji (skuter) dhe të mjeteve turistike për një periudhë trevjeçare. Deputeti i PD-së, Paulin Stërkaj ishte ndër më të ashprit kundër sanksionimit, duke theksuar se "i bie që policia më mirë të rrijë në shtëpi, sepse nuk është e zonja për të bërë punën. Mjetet motorike janë edhe në rrugë trafikojnë drogën". Drejtori juridik i ministrisë së Brendshme, Sokol Sheta e ka argumentuar një fakt të tillë se "kjo shtesë është bërë duke u nisur nga fuqia motorike që kanë këto mjete ujore sportive, gjithashtu dhe mundësia për arsye që përmendëm më lart për trafikimin". Stërkaj ka kontestuar këtë qëndrim duke deklaruar se jo të gjithë personat që disponojë një mjet sportiv të jenë përfshirë në transportimin e lëndëve narkotike. "Ne jemi përdorues të këtyre mjeteve sportive, i bie që edhe në të jemi trafikant, kur mjeti motorik sportiv nuk kalon as detin, as liqenin", tha Stërkaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›