Elbasan, dy orë shi bllokojnë qytetin
ELBASAN - Dy orë shi përmbytin lagjet kryesore të Elbasanit. Siç ndodh gjithmonë në raste rrebeshesh, banesat, dyqanet dhe rrugët në qendër të qytetit përballen me situatën alarmante.
Mesditën e djeshme u bllokuan rrugët e qytetit, ndërsa katet e para të ndërtesave u mbuluan nga uji. Bulevardi “Qemal Stafa”, lagjet “Kongresi i Elbasanit”, “Beqir Dardha”, “Vullnetari” e “28 Nëntori” kanë qenë zonat më problematike. Situata është normalizuar vetëm gjatë orëve të mbrëmjes kjo falë ndërhyrjes së katër makinave zjarrfikëse të cilat me pompa kanë nxjerrë nga bodrumet e disa lokaleve në këto lagje ujin që kishte hyrë brenda tyre. Si pasojë e kësaj gjendjeje energjia në qytetin e Elbasanit është ndërprerë disa herë për shkak se zjarrfikësit duhet të ndërhynin në ambiente të mbushur me ujë. Për të parë gjendjen nga afër ka qenë i pranishëm dhe prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi, si dhe kryebashkiaku Qazim Sejdini, të cilët kanë inspektuar disa nga lagjet me probleme. Qarkullimi i automjeteve ka qenë i bllokuar për gati tre orë pasi në bulevardin kryesor janë grumbulluar mbeturina, duke krijuar probleme në lëvizjen e mjeteve. Dje janë përllogaritur dhe dëmet të cilat janë të mëdha dhe këto konkretisht në lagjet “Beqir Dardha” dhe “Emin Matraxhiu”, ku orenditë e disa shtëpive kanë dalë jashtë përdorimi. a.k