Programi 3 milionë euro, Nishani firmos me zviceranët
TIRANE - Ministri i Brendshëm Bujar Nishani nënshkroi dje një marrëveshje me ambasadoren e Konfederatës së Zvicrës Yvana Enzler, në mbështetje të Programit të Decentralizimit dhe Zhvillimit Lokal në Qarkun e Shkodrës.
“Zvicra financon këtë program me 4.5 milionë franga zvicerane (3 milionë euro) në mbështetje të decentralizimit dhe qeverisjes vendore në tetë bashki dhe komuna në Qarkun e Shkodrës. Programi përcakton bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale e rajonale dhe grupet e qytetarëve. Projekti zbatohet nga Intercooperation, një OJQ zvicerane, konkretisht në Shkodër, Vaun e Dejës, Koplik, Pukë, Fushë-Arrëz, Gur i Zi, Dajç dhe Velipojë”, thanë burimet nga Ministria e Brendshme. Sipas tyre, programi mbështet partnerët në përpilimin e planeve lokale të zhvillimit, planeve urbane dhe të përdorimit të tokës, reformave administrative dhe menaxhimit financiar. Sipas Ministrisë, nëpërmjet këtij programi ofrohet mbështetje e specializuar, ngritje kapacitetesh dhe investime konkrete në shërbimet lokale dhe të infrastrukturës, bazuar në marrëveshjet specifike me bashkitë e komunat. Ministri Nishani falënderoi qeverinë e Konfederatës së Zvicrës për mbështetjen e këtij programi ndërsa Ambasadorja e Zvicrës Yvana Enzler vlerësoi se, ecuria e projektit deri më tani ka rezultuar e suksesshme edhe për shkak të një bashkëpunimi shumë të mirë me Ministrinë e Brendshme.