Vrasësi i Peshkopisë, burg përjetë
E ka pritur qetësisht masën e dënimit Shpëtim Ziza, personi i akuzuar nga policia dhe Prokuroria e rrethit Dibër për vrasjen e 10-vjeçarit, Bekim Çengu.
PESHKOPI/ ENVER DOÇI
Një togë e policisë së burgut të Burrelit ka lëvizur në orët e paradites nga Burreli në drejtim të Peshkopisë, për ta dërguar atë në sallën e gjyqit, aty ku do të jepej masa e dënimit nga Gjykata e Shkallës së Parë. Teksa qëndronte pas kangjellave, i pandehuri i vetëm për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e të miturit, kishte përballë në sallën e gjyqit pjesëtarë të familjes së tij, nënën dhe gjyshërit nga dajat. Gjyqi ka nisur me mbrojtjen e avokatit Qazim Gjonaj. Gjatë fjalës së tij ai u përpoq të argumentonte se shtetasi Shpëtim Ziza nuk ishte njeri normal, por dispononte dokumente ligjorë se ai vuante mendërisht, madje për këtë është kuruar për disa vite me radhë. “Nuk është e vërtetë se klienti im e ka kryer me koshiencë krimin, - tha avokati para trupit gjykues. - Ai ka raport mjekësor si skizofren dhe për këtë unë kërkoj lirimin e tij nga salla e gjyqit”. Gjonaj i ka servirur trupit gjykues raporte mjekësore dhe dy vendime të tjera të gjykatës së këtij rrethi, ku Ziza ishte shpallur i pafajshëm vetëm se ai ishte i sëmurë mendor. Kastriot Selita, Edmond Gogu dhe Altina Nasufi, pasi kanë siguruar provat e Prokurorisë së rrethit dhe kanë dëgjuar pretencën e prokurorit Ramazan Troci, janë tërhequr për të marrë vendimin përfundimtar të Gjykatës së Shkallës së Parë. Në daljen e tij, kryetari i trupit gjykues, njëkohësisht kryetar i Gjykatës së Faktit Dibër, Kastriot Selita ka deklaruar se i pandehuri dënohej me burgim të përjetshëm për veprën penale të vrasjes, përdhunimit dhe armëmbajtjes pa leje. “I pandehuri akuzohet se ka vrarë e përdhunuar 10-vjeçarin Bekim Çengu, është shprehur gjatë leximit të vendimit, Selita. Prokuroria ka siguruar provat e mjaftueshme se Ziza është autori i krimit dhe se këtë ai e ka kryer me ndërgjegje të plotë. Për vrasje gjykata kërkoi burg të përjetshëm. Për përdhunimin e të miturit 20 vjet burg dhe për armëmbajtje pa leje 3 vjet. Në përfundim të të gjitha dënimeve gjykata vendosi masën e dënimit me burgim të përjetshëm për Shpëtim Zizën. Familjarët e tij nuk folën fare ndërkohë Ziza e priti qetësisht masën e dënimit. Pas gjyqit, avokati i Zizës, Qazim Gjonaj u shpreh se vendimi ishte i padrejtë dhe se ai do ta apelonte atë në Gjykatën e Apelit Tiranë. “Klienti im është një njeri me probleme të thella shëndetësore dhe nuk mund të pranohet një dënim kaq ekstrem. Vendimin e Gjykatës së Dibrës do ta apeloj në Gjykatën e Apelit. Disponoj fakte të shumta që klienti im nuk është fajtor”.
Asnjë familjar i Bekimit në gjykatë
Në seancën e djeshme në Gjykatën e Peshkopisë nuk është parë asnjë familjar i Bekimit, ndonëse data e procesit ka qenë e paralajmëruar. E ëma e 10-vjeçarit ka qenë e pranishme më parë gjatë seancave të mëparshme, por dhimbja se qëndron përpara personit të akuzuar për vrasjen e të birit duket se ka bërë të pamundur mbërritjen në gjykatë.