E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja tek "Ali Demi", vetëdorëzohet autori

Vetëdorëzohet në polici autori
i dyshuar i vrasjes së një 30-
vjeçari dhe i plagosjes së dy
personave një javë më parë te zona
e "Ali Demit" në kryeqytet. Erjon
Duda do të ndiqet penalisht për
vrasje dhe plagosje me dashje.
Ngjarja ndodhi në datën 14 qershor,
pasi prej ditësh Duda kishte
pasur debate me Fatjon Çelen, i cili
mbeti i vdekur nga sulmi me
thikë, si dhe vëllezërit Klodjan dhe
Taulant Allmuça, të cilët morën
plagë të lehta. Burime zyrtare nga
Policia e Tiranës bënë të ditur se
Erjon Duda është dorëzuar te
efektivët blu të kryeqytetit pas
rreth një jave që qëndroi i fshehur
te miq dhe të afërm. Ngjarja e
rëndë ndodhi kur dy grupe të rinjsh
u grindën me njëri-tjetrin dhe
më pas gjithçka përfundoi në përleshje
me fund tragjik për Çelën.
Policia bëri të ditur nëpërmjet një
njoftimi për shtyp se, nga veprimet
e para hetimore, u arrit identifikimi
në një kohë të shpejtë, i
autorit të ngjarjes. Sipas policisë,
fillimisht konflikti mes të rinjve ka
ndodhur rreth 10 ditë më parë, në
ambientet e një lokali në Tiranë,
ku ata kanë debatuar për motive
të dobëta. Më pas, më datë 14 qershor
2009, ata janë konfliktuar
përsëri, ku autori i dyshuar Erjon
Duda, i ka goditur të tre shtetasit,
me armë të ftohtë të llojit thikë. Të
plagosurit u dërguan nga shërbimet
e policisë menjëherë në Spitalin
Ushtarak në Tiranë. Si pasojë
e plagës së marrë në pjesën e gjoksit,
30- vjeçari Fatjon Murat Çela
nuk mundi t‘u mbijetonte
plagëve. Ndërkohë, që morën
mjekimin mjekësor dhe ndodhen
jashtë rrezikut për jetën vëllezërit
Klodian dhe Taulant Allmuca, respektivisht
28 dhe 24 vjeç, me
banim në Tiranë. Specialistët e
Seksionit Kundër Krimeve ndaj
Jetës dhe Shëndetit morën arrestin
në flagrancë për autorin e dyshuar
të vrasjes, Erjon Kujtim
Duda, për veprën penale të
"vrasjes me dashje", të parashikuar
nga neni 76 i Kodit Penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›