Rinas, kapet italiani me dokumente të falsifikuara
Policia e Tiranës arrestoi dy
net më parë një shtetas
italian, i dyshuar për konsumim
të veprës penale të falsifikimit
të dokumenteve. Xhanfranko Kalabreti,
26 vjeç, lindur në Brindisi, në
Itali, dhe banues në Bergamo, u arrestua
pasi të premten në mesditë
është kapur në tentativë për t‘u larguar
për në drejtim të Italisë. Pas një
verifikimi të kryer nga kontrollorët,
rezultoi se Xhanfranko Kalabreti ishte
i pajisur me një kartë identiteti dhe
një patentë italiane, në emër të një
shtetasi tjetër italian, të cilat dyshohet
se janë të falsifikuara. "Nga
strukturat e hetimit të krimit të Komisariatit
të Policisë Rinas, për këtë
shtetas u kryen veprimet e para hetimore
dhe procedurale. Materialet
i kaluan për veprime dhe hetime të
mëtejshme Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë", tha policia.
net më parë një shtetas
italian, i dyshuar për konsumim
të veprës penale të falsifikimit
të dokumenteve. Xhanfranko Kalabreti,
26 vjeç, lindur në Brindisi, në
Itali, dhe banues në Bergamo, u arrestua
pasi të premten në mesditë
është kapur në tentativë për t‘u larguar
për në drejtim të Italisë. Pas një
verifikimi të kryer nga kontrollorët,
rezultoi se Xhanfranko Kalabreti ishte
i pajisur me një kartë identiteti dhe
një patentë italiane, në emër të një
shtetasi tjetër italian, të cilat dyshohet
se janë të falsifikuara. "Nga
strukturat e hetimit të krimit të Komisariatit
të Policisë Rinas, për këtë
shtetas u kryen veprimet e para hetimore
dhe procedurale. Materialet
i kaluan për veprime dhe hetime të
mëtejshme Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Tiranë", tha policia.