Raporti, KLD: "Mëkatet" e gjyqtarëve
Këshilli i Lartë i Drejtësisë
ka përfunduar inspektimin
e beftë në gjykatat
e Shqipërisë, duke gjetur
dhjetëra shkelje, ndërsa një
raport përfundimtar do të përgatitet
në ditët në vijim. Burime
konfidenciale nga zyra e inspektimit
në KLD deklarojnë se janë
gjetur shkelje në gjykatat e
Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Elbasanit
dhe Tiranës. Në këto
gjykata janë evidentuar gjyqtarët
me shkelje të rënda, të cilët në
përfundim të raportit do t‘i paraqiten
anëtarëve të KLD-së për
masa disiplinore.
Inspektimi
Një nga gjyqtarët që do të shkojë
për procedim disiplinor dhe
ndoshta për ndjekje penale, është
gjyqtarja e Gjirokastrës, Mirela
Kore. Sipas inspektimit, asaj i është
gjetur një dosje e falsifikuar.
"Dosja i përket një gjyqi civil me
palë një firmë private dhe Drejtorinë
e Doganave. Janë evidentuar
tri procesverbale të seancës
së falsifikuar, numri i të cilave nuk
korrespondon me numrin e seancave
që rezultojnë në dosje",
thanë burime nga Këshilli i Lartë
i Drejtësisë. Sipas tyre, këto procesverbale
janë gjetur në fund të
dosjes, të pa përfshira gjatë fazës
së gjykimit të dosjes dhe shtyrjeve
të vazhdueshme. Inspektorët
e KLD-së kanë mbajtur një
procesverbal për këtë falsifikim,
ku ka firmosur kancelari i
gjykatës, sekretarja e gjyqtares
dhe vetë gjyqtarja. Ndërkohë, në
Gjykatën e Vlorës dhe të Durrësit
janë gjetur shkelje, kur dy
gjyqtarë, edhe pse në treshe
gjykuese, janë shprehur me vendim
pa qenë i pranishëm gjyqtari
i tretë, i cili mungonte atë ditë,
dhe më pas kanë firmosur për
vendimin. Sipas burimeve të
KLD-së, gjyqtarët do të shkojnë
për masë disiplinore shkarkim
nga detyra dhe ndjekje penale
për falsifikim. Gjatë inspektimeve
të befta është kontrolluar
ecuria e punës së çdo gjyqtari
ndaj të cilëve do të bëhet një
vlerësim konkret për karrierën.
Kontrolli
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi
dy javë më parë një inspektim në
gjykatat e rretheve të Shqipërisë,
pas ankesave të dhjetëra qytetarëve
për parregullsi në gjykim. Inspektorët
e KLD-së vazhduan
punën edhe në kontrollin e
gjykatave kryesore të Shqipërisë,
si ajo e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
KLD-ja ka miratuar kryerjen
e një inspektimi tematik,
objekt i të cilit është kontrolli i
zhvillimit të seancave gjyqësore
në respektim të solemnitetit
gjyqësor, reflektimit të etikës
gjyqësore, zhvillimit të gjykimeve
në orar dhe disiplinës në punë. Ky
inspektim u vendos në mënyrë
unanime nga të gjithë anëtarët,
në bazë të ankesave të shumta që
janë depozituar në KLD dhe që
ngrenë si shqetësim çështje të tilla.
Sipas KLD-së, inspektimi u
drejtua në gjithë Gjykatat e Faktit
e Apelit, dhe me konkluzionet e
nxjerra do të hartohet një raport i
hollësishëm së bashku me rekomandimet
për problematikat e
konstatuara në to. Në bazë të
raportit do të parashtrohen përpara
KLD-së çështjet për trajtim
të mëtejshëm lidhur me problemet
e konstatuara. Gjykatat e
rretheve dhe ato të apeleve iu
nënshtruan një kontrolli të befasishëm
të Drejtorisë së Inspektimit
në KLD. Sipas këshillit, një
inspektim i papritur do të çojë
më pas edhe në rritjen e transparencës.
Në një mbledhje të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë u
tha se shkak i këtyre inspektimeve
janë bërë vetë qytetarët,
të cilët kanë sjellë ankesat e tyre
në këtë institucion për gjendjen
reale të gjyqësorit.
ka përfunduar inspektimin
e beftë në gjykatat
e Shqipërisë, duke gjetur
dhjetëra shkelje, ndërsa një
raport përfundimtar do të përgatitet
në ditët në vijim. Burime
konfidenciale nga zyra e inspektimit
në KLD deklarojnë se janë
gjetur shkelje në gjykatat e
Gjirokastrës, Vlorës, Durrësit, Elbasanit
dhe Tiranës. Në këto
gjykata janë evidentuar gjyqtarët
me shkelje të rënda, të cilët në
përfundim të raportit do t‘i paraqiten
anëtarëve të KLD-së për
masa disiplinore.
Inspektimi
Një nga gjyqtarët që do të shkojë
për procedim disiplinor dhe
ndoshta për ndjekje penale, është
gjyqtarja e Gjirokastrës, Mirela
Kore. Sipas inspektimit, asaj i është
gjetur një dosje e falsifikuar.
"Dosja i përket një gjyqi civil me
palë një firmë private dhe Drejtorinë
e Doganave. Janë evidentuar
tri procesverbale të seancës
së falsifikuar, numri i të cilave nuk
korrespondon me numrin e seancave
që rezultojnë në dosje",
thanë burime nga Këshilli i Lartë
i Drejtësisë. Sipas tyre, këto procesverbale
janë gjetur në fund të
dosjes, të pa përfshira gjatë fazës
së gjykimit të dosjes dhe shtyrjeve
të vazhdueshme. Inspektorët
e KLD-së kanë mbajtur një
procesverbal për këtë falsifikim,
ku ka firmosur kancelari i
gjykatës, sekretarja e gjyqtares
dhe vetë gjyqtarja. Ndërkohë, në
Gjykatën e Vlorës dhe të Durrësit
janë gjetur shkelje, kur dy
gjyqtarë, edhe pse në treshe
gjykuese, janë shprehur me vendim
pa qenë i pranishëm gjyqtari
i tretë, i cili mungonte atë ditë,
dhe më pas kanë firmosur për
vendimin. Sipas burimeve të
KLD-së, gjyqtarët do të shkojnë
për masë disiplinore shkarkim
nga detyra dhe ndjekje penale
për falsifikim. Gjatë inspektimeve
të befta është kontrolluar
ecuria e punës së çdo gjyqtari
ndaj të cilëve do të bëhet një
vlerësim konkret për karrierën.
Kontrolli
Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi
dy javë më parë një inspektim në
gjykatat e rretheve të Shqipërisë,
pas ankesave të dhjetëra qytetarëve
për parregullsi në gjykim. Inspektorët
e KLD-së vazhduan
punën edhe në kontrollin e
gjykatave kryesore të Shqipërisë,
si ajo e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
KLD-ja ka miratuar kryerjen
e një inspektimi tematik,
objekt i të cilit është kontrolli i
zhvillimit të seancave gjyqësore
në respektim të solemnitetit
gjyqësor, reflektimit të etikës
gjyqësore, zhvillimit të gjykimeve
në orar dhe disiplinës në punë. Ky
inspektim u vendos në mënyrë
unanime nga të gjithë anëtarët,
në bazë të ankesave të shumta që
janë depozituar në KLD dhe që
ngrenë si shqetësim çështje të tilla.
Sipas KLD-së, inspektimi u
drejtua në gjithë Gjykatat e Faktit
e Apelit, dhe me konkluzionet e
nxjerra do të hartohet një raport i
hollësishëm së bashku me rekomandimet
për problematikat e
konstatuara në to. Në bazë të
raportit do të parashtrohen përpara
KLD-së çështjet për trajtim
të mëtejshëm lidhur me problemet
e konstatuara. Gjykatat e
rretheve dhe ato të apeleve iu
nënshtruan një kontrolli të befasishëm
të Drejtorisë së Inspektimit
në KLD. Sipas këshillit, një
inspektim i papritur do të çojë
më pas edhe në rritjen e transparencës.
Në një mbledhje të
Këshillit të Lartë të Drejtësisë u
tha se shkak i këtyre inspektimeve
janë bërë vetë qytetarët,
të cilët kanë sjellë ankesat e tyre
në këtë institucion për gjendjen
reale të gjyqësorit.