E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri sulmon KLD-në

Institucionit qe i ka ardhur radha për t?u vene ne qendër te sulmeve nga ana e kryeministrit Sali Berisha është Këshilli i Larte i Drejtësisë. Pas akuzave ndaj presidentit Topi, kryeprokurores dhe Shërbimit Informativ, tashme KLD-ja akuzohet për korrupsion ne procesin e emërimeve transferimeve dhe shkarkimeve te gjyqtareve dhe prokuroreve. Gjate mbledhjes se qeverise, Berisha u ndal edhe tek opozita, qe sipas tij nuk e ka serioze kërkesën e saj për heqjen e imunitetit te gjyqtareve. Por ai la te kuptohej se ne qëllimin e opozitës për te ndryshuar Kushtetutën janë te tjera interesa. Ndërkohë, qeveria ka marre vendim qe te privatizoje një sere shërbimesh shtetërore. Konkretisht, kontrolli i cilësisë se karburanteve do te kaloje ne duart e privatit. Kjo sipas Berishës do te shmange korrupsionin ne këto shërbime.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›