E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, pranga grabitësit të makinave

 

SHKODËR-Policia e Shkodrës ka prangosur një 16-vjeçar, të dënuar me 7 muaj e 10 ditë burgim për vjedhje të mbetur në tentativë. Kapja e tij është bërë pas deklarimitfajtor nga Gjykata e Apelit në Shkodër, ndërsa në shkallën e pare ai ishte lënë i lirë. Kristian Arra banues në lagjen “Partizani” është i njohur për policinë e Shkodrës, pasi prej disa vitesh ai është një ndër autorët e mjaft vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet. “Adoleshenti kryente në shumicën e rasteve grabitje automjetesh”,- thonë burimet policore. Deri në moshën 14-vjeç, ai, sipas policisë, i ka shpëtuar dënimit për shkak të moshës së mitur, ndërsa pasi ka kaluar këtë moshë e deri tani është dënuar tre herë për veprën penale të vjedhjes. Herën e fundit vjedhja ka qenë e mbetur në tentativë, por Gjykata e Apelit në Shkodër e ka dënuar atë me 7 muaj e 10 ditë burgim. Sipas policisë, ai është përsëritës dhe një ndër kontigjentët më të njohur të saj për vjedhje të ndryshme. Menjëherë pas vendimit të dhënë nga gjykata e apelit, policia ka bërë arrestimin e të akuzuarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›