E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gratë protestë kundër dhunës

• ELBASAN – Gratë e Elbasanit e kanë organizuar përvjetorin e 100-të të ditës së tyre në formë proteste në qendër të qytetit.Manifestimi është inicuar nga “Forumi i Gruas Elbasan”, e cila ka gjetur një mënyrë origjinale për të sensibilizuar opinionin publik për të drejtat e grave dhe luftën kundër dhunës ndaj tyre. Drejtoresha e forumit, Shpresa Banja ka kërkuar që me anë të kësaj proteste në këtë ditë feste të tërhiqet vëmendja e shoqërisë shqiptare që vazhdon të dëgjojë për raste dhune në familjet tona. “Pikërisht në këtë shoqëri ku akoma femra diskriminohet dhe ku ka dhe nga ato të cilat nuk e festojnë sot këtë ditë. Është një ditë që në vend që të mblidhen për të kërkuar të drejtat e tyre ato festojnë, duke harruar një pjesë tonën që dhunohet”, u shpreh Banja. Siaps të dhënave të shoqatës në mbrojtje të grave, gjatë vitit 2007, në Elbasan 659 gra denoncuan burrat për ushtrim dhune ndaj tyre. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›