Rama: Turp që në Kuvend ka vetëm 8 gra
• Kreu socialist Edi Rama, duke uruar 8 Marsin, hodhi akuza të rënda ndaj sistemit politik në vend. “Shqipëria ka sot një parlament me tetë gra, në 140 parlamentarë.Është një turp dhe një boshllëk i jashtëzakonshëm për një shoqëri, që ngulmon drejt integrimit evropian, ngulmon drejt BE, ngulmon drejt standardeve evropiane, demokratike”, tha Rama. Ai u shpreh se PS-ja kërkon ta përmbysë këtë raport në Parlament, por dhe në qeverisje. “Këtë raport kaq të zhdrejtë, ne duhet ta përmbysim dhe PSSH do të propozojë masa konkrete edhe në procesin e strukturimit të sistemit të ri zgjedhor. Nuk mundet dot ne të bëjmë hapat e domosdoshëm përpara dhe të realizojmë aspiratat e shqiptareve dhe shqiptarëve, nëse nuk i japim grave dhe vajzave vendin dhe rolin që u takon dhe nëse nuk krijojmë një shoqëri ku barazia gjinore të jetë një standard”, tha Rama.