“Procredit”, karafila për gratë
• SARANDE – Banka “Procredit” u dhuron karafila të kuq grave të Sarandës me rastin e festës së 8 Marsit.Çdo kalimtare në rrugët kryesore të qytetit bregdetar ka marrë lule nga punonjëset e bankës, në degën e Sarandës. Paraditen e djeshme, për rreth dy orë është kryer shpërndarja e luleve, ndërsa u përcillej urimi “Gëzuar 8 Marsin”. Festa e grave është pasuar me aktivitete të organizuara nga Forumi Rinor i Partisë Demokristiane, të cilat kanë shkuar në spitalin “Petro Nako”, për t’i uruar 8 Marsin çdo gruaje dhe nëne që kurohet aktualisht në pavijonet e këtij spitali.